Categorized | Aktivitete

Reagim ndaj shkrimit në disa portale  “Muja merr përkrahje nga profesorët e Medresesë”, të datës 7 qershor

Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë dëshiron që të informojë opinionin publik se reagon ndaj shkrimit në portalet me titull “Muja merr përkrahje nga profesorët e Medresesë”, të datës 7 qershor.

Medreseja “Alauddin” deklaron se z. Shaip Muja me kërkesë të tij ka qëndruar si mysafir në një vizitë private në shkollën tonë, më datë 6 qershor 2017. Vizita e z. Muja në asnjë mënyrë nuk klasifikohet si vizitë zyrtare në shkollën tonë. e aq me pak te kete pasur ndonje takim me stafin edukativ e arsimor dhe me nxenesit tane.

Në shkrimin e lartcekur, mes tjerash potencohet se z. Muja deklaron se ‘Përkrahja ndaj kandidaturës time për Kuvend, nga profesorët e Medresës dhe medresantët, shton obligimin tim ndaj ruajtjes së traditës por edhe të drejtës për të besuar!

Ndaj, Medreseja “Alauddin”, si institucioni Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe shkollë e mesme në kuadër të Ministrisë së Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë të Republikës së Kosovës, unanimisht dhe fuqimisht deklaron se është institucion edukativo-arsimor, është apolitik, dhe si rrjedhojë nuk përkrah asnjë parti politike ose individ kandidat për zgjedhje dhe ne kete rast edhe kandidimin e z. Mujes.

Ne si institucion shprehim konsideratën tonë të thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i shërbyer edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja të vendit tonë, si qëllim i ynë i vetëm prej themelimit.

Sinqerisht,

Medreseja Alauddin ne Prishtinë

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 279 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

November 2017
M T W T F S S
« Aug    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Kyqu në E-mail