Medreseja Alaudin

Rrjedhat e kompeticionit ne Stamboll

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

mithat-mydirGrupi i Medresesë i përbërë prej 11 nxënësve dhe dy profesorëve të cilët po qëndrojnë në Stamboll në garat e shkencave natyrore, Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, gjatë ditës së hënë dhe të martë gjëgjësisht 19-20.09.2016, dëgjuan ligjëratat e para në secilën lëndë ku u njoftuan me pajisjet laboratorike të cilat do të përdorën gjate kompeticionit si dhe përfunduan praktikën e pare në të gjithë laboratorët, me ç’rast eksperimentuan çdo njohuri teorike të cilën e kishin mësuar më parë.

Ndërsa në ditën e mërkurë 21.09.2016 u bë edhe hapja zyrtare e këtij evenimenti në shkollën ‘Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi’ njëherit nikoqir i këtij kompeticioni. Përveq Medresesë Alaudin nga Kosova, në këtë garë marrin pjesë edhe Medreseja nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Në këtë hapje solemne ishin prezent edhe shumë zyrtarë shtetërorë të Turqisë, të cilët na falënderuan për pjesëmarrje dhe premtuan që ngjarje dhe bashkëpunime të tilla do ketë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq gjatë  takimit që patwn mwsimdhwnwsit tanw  z. Hysni Beka  dhe Imrundin Trinjaku me drejtorin e shkollës nikoqir z. Mithat Tekçam, ky i fundit ndër tjerash premtoi që gjatë muajit Prill-Maj 2017 do të dërgoi një grup prej nxënësve dhe profesorëve për vizitë në shkollën tonë në Prishtinë.

Në dy ditët e tjera, e enjte dhe e premte (22-23.09.2016), nxënësit tanë do të punojnë të pavarur në punë laboratorike dhe eksperimente në lëndët përkatëse ku në fund dë të vlerësohen nga juria për rezultatet e arritura.

 

Urojmë që të kenë paraqitje të mira dhe një përfaqësim sa më të denjë!

Medreseja Alauddin

unnamed

 

 

 

 

 

 

 

unnamed-6

 

 

 

 

 

 

 

unnamed-5

 

 

 

 

 

 

 

unnamed-4

Ndaje: