Categorized | Aktivitete

U mbajtën garat e Kur’anit për nxënëset në Prizren

Në një ambient shumë të mirë dhe në një atmosferë miqësore u zhvilluan garat e Kuranit në nivel shkolle me nxënëset e Medresesë së mesme Alauddin.  Fillimisht në ora 10 edhe zyrtarisht u hapen garat e Kur’anit. Të pranishmëve iu drejtua nikoqiri, koordinatori I paraleles së ndarë fizike në Prizren dhe anëtarë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi, i cili iu uroj mirëseardhje dhe iu uroj garuesve sukses në këto gara. Më një përshëndetje rasti shet edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së arsimit nga Komuna e Prizrenit.  Kurse kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren Lutfi ef. Ballëku ndër tjera theksoi edhe thënien profetike: “Më të ndershmit e ymmetit tim janë bartësit e Kur’anit.” Për të përshëndetur të pranishmit dhe për hapur këto gara kuranore iu drejtua drejtori i medresesë së mesme Alauddin  Bahri ef. Simnica, i cili përveç përshëndetjeve dhe urimeve, dënoi edhe rastin e ultë dhe tinëzar ndaj kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri ef. Bajgorës, i cili si gjithnjë ka qenë pjesë e këtyre garave.  Duke folur rreth garave ai ndër tjera theksoi se, gjithnjë do i mbështet aktivitet e tilla të cilat sjellin atraktivitet dhe njohuri për nxënësit tanë. Ai përfundoi fjalimin e tij duke falënderuar profesorët e angazhuar në këto gara, komisionin e garave, punëtorët e  paraleles së ndarë fizike në Prizren dhe vet nxënësit dhe krejt në fund shpalli edhe zyrtarisht të hapura Garat e Kuranit 2012.

Këto gara u zhvilluan në nivel paralelësh, ku garuan paralelët e njëmbëdhjeta, dymbëdhjeta dhe ato trembëdhjeta. Ishte një gara jashtëzakonisht e nivelizuar,ku nxënëset sprovonin veten e tyre në lexim, ne rregullat e texhvidit dhe përmendësh.

Në fund paralelja e 11, 12 dhe 13 Prishtinë dolën të parat në këto gara.  Për vendet e parë drejtoria kishte përgatitur shpërblime materiale dhe mirënjohje, kurse për të gjitha pjesëmarrëset kishte njashtu shpërblime. Ajo që u vu në pah në fund ishte se të gjitha garuesit ishin fituese, sepse aty mësuan më shumë, u njoftuan në mes vete dhe ndan çaste shumë të mira në ambient ku mbizotëronte fjala e Allahut të Madhërishëm , Kur’ani Fisnik.

Vlen të theksohet se Medreseja e Mesme Alauddin  tradicionalisht mban gara të Kur’anit dhe  garat e përgjithshme të dijës.

Prizren, mars 2012

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

2 Responses to “U mbajtën garat e Kur’anit për nxënëset në Prizren”

  1. Rabije says:

    selam alejkum e dashur medrese, urime gjithe juve perfaqesues te medresese bashkme drejtorin e juaj Prof. Bahri Simnica i cili vertete e don shume medresen dhe punon ne maximum per te avansuar edhe me shume kete shkolle. Ju lumte Allahu u dhente suksese

  2. Rabije says:

    Me kujton momentet e mija kur isha nxenese e kesaj shkolle dhe qe isha me e lumtura ne gjithe boten, dhe keto qe une po i them mund ti vertetoj vetem ai/ajo e cila eshte ne ate shkolle….
    U mallengjeva shume dhe me kujtoi kohen edhe une kur isha pjesmarrese ne nje gare te tille…:):)

Trackbacks/Pingbacks


“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Kyqu në E-mail