Medreseja Alaudin

Z. Martin Perschler nga ambasada amerikane në Kosovë viziton medresenë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Z. Martin Perschler ,  zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit vizitoi medresenë tonë. I shoqëruar nga znj. Jennifer Washeleski  zyrtare për marrëdhënie me publikun pranë ambasadës amerikane në Prishtinë u pritën nga drejtori i medresesë z. Bahri Simnica. Ai pasi i falënderoi mysafirët për vizitën e tyre i njoftoi për medresenë, historikun e shkurtër të saj, numrin e nxënësve, kurrikulat dhe gjëra tjera  me rëndësi për shkollën.

Z. Martin Perschler  në amfiteatrin bukur të shkollës sonë para nxënësve dhe stafit mësimor mbajti një ligjëratë duke ilustruar me foto në sllajde, rreth trashëgimisë kulturore të larmishme të SH.B.A.. Në mënyrë interaktive dhe me shumë sharmë paraqiti para nxënësve kulturat e llojllojshme si një trashëgimi kulturore që kanë shtete e bashkuara e Amerikës.

Ai u përcoll me vëmendje nga nxënësit të cilët në fund i bënë edhe pyetje rreth temës por edhe për jetën shkollore,  për trashëgiminë kulturore islame në sh.b.a. etj.

Në vijim pasoi u vizitua  objekti i shkollës për tu parë më afër kushtet ideale që ofron shkolla jonë për mësim dhënie e mësimnxënie.

Në fund i vizitua edhe arkivi në në të cilin me kujdes ruhen dorëshkrime me vlerë shumë të madhe shkencore e kulturore.

Medreseja Alauddin dhe drejtori i saj morën përshëndetje dhe falënderime të përzemërta nga     Z. Martin Perschler   dhe Jennifer Ëasheleski  për mikpritjen.

Drejtoria e shkollës falënderon përzemërsisht mysafirët për vizitën që i bënë shkollës sonë me shpresë që vizita të tilla do të kemi edhe në të ardhmen.

E mërkurë

25.01.2012

Prishtinë

Ndaje: