Archive | Aktivitete

Medresistët pjesëmarrës në garat ndërkombëtare në Stamboll

11 nxënës nga Medreseja Alauddin dhe dy mesimdhëns më datën 18 Shtator udhëtuan për Stamboll.  Qëllimi i këtij udhëtimi është pjesëmarrja në garat e diturisë që mbahen nga data 20-24 të këtij muaji.  Këta nxënës do të shpalosin njohurit e tyre me moshatarët e tyre nga shumë vende tjera të rajonit në fushën e Matematikës, Kimisë, Fizikës dhe Biologjisë.

Përndryshe, Medreseja Alaudiin me dy paralelet e saja ne Prizrend dhe Gjilan, si një Gjimnaz i sukseshmëm po arrinë në vazhdimësi të përgatitë kuadro jo vetem në fushën fetare por edhe në atë shkencore. Kesisoj medresistet edhe ne te kaluaren kane qene pjesemarres ne garat dhe ngjarjet e ndryshme shkencore brenda dhe jashtevendit.

Më poshtë mund të gjeni emrat e nënësve që janë pjesëarrës në këto gara:
1.    Besnik Fekaj
2.    Edita Alshiqi
3.    Haxhere Abazi
4.    Labeat  Jasiqi
5.    Aid Bunjaku
6.    Driton Mahmuti
7.    Nehat Shehu
8.    Avdi Ajvazi
9.    Saranda Halili
10.    Abdurrahman Rama
11.    Ermal Mehmeti

Drejtoria e Medreses  nxenesve pjesëmarrës i uron suksese në këto gara.

 

turkey-2016

Posted in AktiviteteComments Off on Medresistët pjesëmarrës në garat ndërkombëtare në Stamboll

Bashkëbisedim me maturantët e Medreses në Prizren

viber-imagee-new Më datë 15.09.22016 në lokalet e eMedresesë Alauddin paralelja në Prizren është mbajtur takimi me maturantet e Medreses, dega ne Prizren  me temë:

“ Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm”

Ligjërues ishte Kryeimami BIK-ut Prof Sabri Ef. Bajgora. Ky takim tuboi shume pedagogë dhe nxënësit e klasave te 12’ta .

Në fjalën e tij Kryeimami  vuri në dukje rëndësinë e të kuptuarit drejtë qështjen e radikalizmit dhe ekstremizmit dhunshëm, ku në mes tjera e bëri të qartë ate se feja Islame është fe e paqës dhe asgjë nuk ka të bëj me radikalizmin dhe ekstremizmin. Janë dy fenomene që kursesi nuk guxojnë të jenë të pranishme në shoqëri dhe se këto fenomene janë plotësisht në kundërshtim me parimet e fesë Islame “ Nuk ka dhunë ne fe “ ( Kur’an ).

Ligjëruesi i nderuar  Bajgora i shpjegoi hollësisht këto fenomene dhe pasojat që i sjellin, duke bërë apel që assesi të mos jemi preh e këtyre fenomeneve por jo vetëm kaq, ne duhet t’i kundërshtojmë dhe luftojmë këto fenomene me urtësi dhe mencuri.

Elaborimin që e bëri ligjëruesi në fjalë ishte shumë i qartë dhe në të njëjtën kohë ishte shumë i nevojshëm dhe i dobishëm për të gjithë të pranishmiyt e posaqerisht për nxënësit e shkollës tonë. Andaj duke u bazuar në këtë mendojmë se ne si shoqëri kemi nevojë pë ligjerata të tilla dhe që sa më shpesh të mbahen konferenca të këtij lloji.

Perndryshe ky takim eshte pjese e projektit nga Minsitria e Kultures , Instituti i Historise dhe Bashkesia  Islame e Kosoves.

 

 

 

Posted in AktiviteteComments Off on Bashkëbisedim me maturantët e Medreses në Prizren

Medreseja Alauddin dhe Ambasada Amerikane nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për lëndën e gjuhës angleze

Në kuadër të bashkëpunimit të gjatë ndërmjet Medresesë Alauddin dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë në fushën e edukimit, sot më datë 09.09.2016, u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit për lëndën e gjuhës angleze, nga drejtori i Medresesë Mr. Jakup Ҫunaku dhe J. Michelle Schohn, në emër të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën e SHBA-ve.

Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit partnerët pajtohen që të lidhin partneritet dhe të krijojnë hapësirë pune për të mbështetur punën e Aistentit/es për mësimdhënie të gjuhës angleze në Medresenë Alauddin, i/e cila do të punojë në cilësinë e asistentit të profesorit të gjuhës angleze për vitin shkollor 2016/2017, me qëllimin e promovimit të gjuhës angleze tek nxënësit.

Në emër të Ambasadës Amerikane marrëveshja u zyrtarizua nga znj. Remzije Potoku.

Me rastin e vizitës, Ambasada Amerikane i dhuroi shkollës një pako librash të fushës së linguistikës dhe mësimdhënies e mësimnxënies së gjuhës anlgeze.

Partnerët potencuan nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë ne fushën e edukimit dhe më gjerë, duke theksuar pika të veҫanta strategjike në këtë aspekt.

imag1593 imag1594

Posted in AktiviteteComments Off on Medreseja Alauddin dhe Ambasada Amerikane nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për lëndën e gjuhës angleze

Fillon me sukses viti i ri shkollor

Në një atmosferë shkollore dhe të përgatitur për punë filloi sukseshëm viti i ri shkollor në medrsenë Alauddin në Prishtinë dhe paralelet e ndara fizike në Prizren dhe Gjilan.

Medreseja Alauddin edhe në këtë vit si edhe në vitet tjera filloi e gatshme si teknikisht ashtu edhe me kurrikula dhe staf punonjës vitin e ri shkollor.

Drejtori Mr. Jakup Çunaku priti nxënësit dhe stafin e punës në amfitetarin e shkollës të cilët i uroi për vitin e ri shkollor dhe  iu kujtoi detyrat dhe përgjegjesitë që kanë para vetes.

Pas këtij fillimi të mbarë dhe punës me përkushtim të madh dhe profesionalizëm presim rezultate të kënaqshme.

Medreseja ka staf PROFESIONAL, TË PËRGJEGJSHËM, TË MOTIVUAR.

Shtator, 2016

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off on Fillon me sukses viti i ri shkollor

Konkurs per Sekretar te shkolles

Mga sot eshte hapur konkursi per sekretar te shkolles. Per me shume rreth kushteve, kritereve dhe pergjegjesive klikoni ne linkun me poshte:

Konkursi per sekretar MM Alauddin

Posted in AktiviteteComments Off on Konkurs per Sekretar te shkolles

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail