Archive | Aktivitete

Tek motrat tona në “Isa Beu”

Me të vërtetë besimtaret janë motra. Po e fillojmë me këtë frazë meqenëse këtë e përjetuam kur shkuam që t’i vizitojmë motrat në medresenë “Isa Beu”. U nisëm qysh në orën shtatë të mëngjesit me autobus duke pritur me padurim që t’i shohim motrat tona, shoqet tona që sikurse ne punonin e mësonin për fenë e Allahut. U nisëm nga Prishtina për të shkuar në destinacionin e parë,  Shkupin. Zbritëm në Shkup dhe shijuam bukurinë e rrugëve të shtruara me kalldrëm, duke kaluar përmes Qarshisë së vjetër e deri tek një objekt i vjetër, i bukur që s’kishte ndryshuar qysh me qindra vite, mirëpo edhe i ruajtur mirë. Aq i ruajtur me kujdes saqë ajo ndërtesë e vjetër ishte kthyer në një shkollë të fesë- paralelja e vajzave. U pritëm aq mirë që nga drejtori,profesoreshat e deri tek nxënëset. Kaluam një paradite aq të bukur ,të shoqruara me historitë e tyre,një paradite të paharruar duke mbetur fytyrat e tyre gjithmonë në mendjet tona. U përshendetëm me to e pas lam një emanet :”Ju presim të na vizitoni”.

Vazhduam rrugën për Tetovë. Edhe Tetova ishte mikpritëse ashtu siq ishin edhe vajzat. Edhe pse mbërritem vonë, kur ato përfunduan orarin mësimor disa prej tyre qëndruan deri në fund të udhëtimit tonë për t’u ndjerë sikur në shtëpinë tonë në çdo cep të shkollës. Na prezantuan shkollën që për to ishte aq e dashur. Pas ndarjes nga shkolla shkuam për  darkë të shturar për ne nga muftina e qyetit të Tetovës. Nuk mungonte ngrohtësia, shoqërimi nga arsimatet e shkollës simotër dhe vajzave, nuk mungonin të qeshurat, hareja ndërmjet nesh dhe tyre.

Kjo vizitë dhe prije e ngrohtë gjithsesi se do të mbetet njëra prej kujtimeve më të bukura gjatë medresesë.

Posted in AktiviteteComments Off on Tek motrat tona në “Isa Beu”

Rrugëtimi i hafëzës së shkollës sonë

Hafëze ,sa emer i bukur që është por jo edhe i lehtë për tu arritur. Rruga deri tek vendi i mësimit ishte e gjatë, ecja ishte e mundimshme, arritja në kohë në xhami ishtre stresuese. Koha prej kohës ndryshonte. Ndonjëherë binte shi ose ndoshta ishte vapë e madhe,vetëtonte,bubullonte,binte borë. Koha nuk ishte e njëjtë ,ndryshonte por qëllimi i shoqes tonë ,Shyhrete Rrahimi mbeti një. Donte të arrinte kënaqësinë e Allahut përmes mësimit përmendsh të Kuranit që në moshë të hershme ajo e bëri Kuranin pjesë të pandashme të jetës së saj.

Shyhrete Rrahimi shkronjat e Kur’anit i mësoi tek Ganimete Abdyli, ish nxënëse e shkollës sonë. Pastaj, përforcimin e leximit dhe rregullat e texhvidit i mësoi tek Hoxha Osman Abazi (Allahu e mëshirofte) duke qenë edhe shkak që ajo të fillonte memorizimin e Kuranit. Pas vdekjes së hoxhës të nderuar ajo bëri përsëritje tek muezini i xhamis Mulla Bahtir Majaci në Prishtinë, kurse për të përfunduar këtë qështje të rëndësishme mësoi tek hoxha Qemail Sopi ku ai u përkujdes me zell dhe përpikmëri që ajo të jetë një ndër hafizet-mbajtëset e Kuranit. Për një periudh prej dy vjet e tre muaj Shyhrete Rrahimi arriti të përfundoj mësimin e Kuranit përmendsh , falenderimi i takon të Lartmadhëruar.

Një measzh: nëse dëshiron të arrish në cakun që ia ke vënë vetes atëherë ato nuk realizohen vetvetiu andaj, ngritu! Ngritu që të realizosh ëndrrën tënde zgjuar. Ngritu që të përballosh sfidat, ta matësh durimin e të korrësh suksesin me lejen e Allahut.

Posted in AktiviteteComments Off on Rrugëtimi i hafëzës së shkollës sonë

Në Prevallë për Tolerancë ndërfetare

Më datën 31.10.2015 në fshatin e bukur të  Prevallës është organizuar aktivitet me temën “TOLERANCA NDËRFETARE NË KOSOVË” në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame , Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse,deputetë të kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuar të mediave. Ky aktivitet është mundësuar nga organizata KAS në bashkëpunim me JEFF KOSOVA.

Si përfaqësues të BIK kanë qenë studentë nga Fakulteti i Studimeve Islame dhe nxënësit e Medresesë “ALAUDDIN”.

Debati është zhvilluar nën frymën e tolerancës ndaj njëri tjetrit duke forcuar mesazhet kryesore që përcjellin FETË , e që është drejtësia , paqja dhe mirësjellja ndaj njëri-tjetrit.

Nga medrseja jonë pjesëmarrës ishin nxënësit: Salih Cej, Salih Kqiku, Blinera Gashi dhe Zanfina Nebihi.

Në fund të këtij aktiviteti u mbajt edher ceromonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në këtë  debat.

Posted in AktiviteteComments Off on Në Prevallë për Tolerancë ndërfetare

Myftiu Tërnava dhe kryeparlamentari Veseli vizituan shkollën tonë

Ditë e enjte e 26 Nëntorit ishtë  më ndryshe për ne. Në këtë ditë Medresenë  e vizituan dy personalitete të rëndësishme Muftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim Tërnava dhe kryeparlamentari i republikës së Kosovës z. Kadri Veseli.

Me të arritur në shkollën tonë kryeprlamentari Veseli nderoi dëshmorët e rënë të kësaj shkolle duke vendosur edhe lule para pllakatit me emrat e tyre të vendosur në hyrje të medresë.

Intonimi i himnit të Kosovës dhe atij kombëtar si dhe leximi i disa ajeteve nga Kur’anit fisnik ishin pjesa hyrëse e këtij takimi me shkollën dhe nxënësit. Veq kësaj nga pjesa artistike u recitua poezi nga nxënësja Sumeja Kqiku e cila solli emocion të veqantë.

Drejtori i shkollës z. Bahri Simnica u paraqit me fjalë përshëndetëse në të cilën u uroi musafirëve mirëseardhje dhe i ftoi në ndihen si në shtëpine e tyre meqë medreseja është shtëpi e të gjithëve.

Kryeparlamentari z. Veseli në fillim të fjalës së tij falendëroi të gjithë për mirëkëpritjen e ngrohtë dhe konfirmoi edhe njëherë vlerën e madhe të medresesë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të fetare e kombëtare. Veq tjerash theks të veqantë z. Veseli i dha zhvillimeve të fundit dhe nevojën për tolerancë dhe mirëkuptim në mes njërëzve pamvarësisht bindjeve të tyre. Fakt ky që ne medrese mësohet që prej themelimit të saj.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij konfirmoi rëndësinë që pati dhe ka medreseja për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e larta fetare e kombëtare. Gjatë viteve të lavdisë për shtetndërtim dhe pavarësi medreseja e dëshmoi vetën në këtë rrugë, duke u bërë kështu vendi i shumë takimeve me rëndësi të veqantë për shtetin e ri të Kosovës. Allahu ka krijuar njerëzit në popuj e fise që ata të njihen në mes veti e jo të luftohen, duke iu referuar më këtë Kur’anit fisnik, vazhdo fjalimin e tij muftiu ynë. Islami është fe e paqes andaj çdo tentativë për ta lidhur këtë fe të paqës me terrorizmin është keqkuptim dhe keqinterpretim i Islamit.

Veq kësaj nxënësit patën rastin të shtrojnë pyetje për të pranishmit. Me pyetje u drejtuan nxënësit Redon Syla nga klasa 12/1 dhe Arlinda Ajvazi nga klasa 12/4. Në këto pyetje me kënaqësi të veçantë u përgjigjen musafirët e nderuar.

Iu falënderojmë për vizitën tuaj.

Posted in AktiviteteComments Off on Myftiu Tërnava dhe kryeparlamentari Veseli vizituan shkollën tonë

MEDRESEJA U VIZITUA NGA AMBASADA AMERIKANE

Në mëngjesin e 12 tetorit, Medreseja filloi ditën pak më ndryshe se herave tjera. Atë ditë, pjestarë të stafit të ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitojnë “Tempullin e dijes” pra medresenë tonë.
Ne me traditën tonë fetare e kombëtare, dijmë si gjithmonë t´i mirëpresim musafirët në mënyrën më të mirë.

“Roli i fesë në fuqizimin e vlerave morale” ishte tematika e debatut që do të zhvilloej me nxënësit e shkollës sonë. Debati u zhvillua në gjuhën angleze dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme për ne.
Debati ishte interaktiv dhe ata ishin të kënaqur me ne, e ne poashtu me idenë dhe me faktin se kjo realizohej pikerisht në shkollën tonë. Pas përfundimit të këtij debati, si kujtim i shkrepëm disa fotografi para objektit të Medresesë dhe u ndamë me ta me fytyra të buzëqeshura, me shpresën që takohemi edhe herave tjera.

Posted in AktiviteteComments Off on MEDRESEJA U VIZITUA NGA AMBASADA AMERIKANE

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail