Archive | Aktivitete

U finalizua projekti “Keep Calm and Save Water”

Në amfitetrin e Medresesë Alauddin u mbajt finalja e projektit “Keep Calm and Save Water” projekt ky i nxënësve të kësaj shkolle.

Gara ishte për krijimin e një video sa më kreative që kishte për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve veçanërisht të nxënësve për kursimin e ujit. Ndër të tjera me këtë projekt modest është synuar  zhvillimi i aftësive kreative te nxënësve. Prej të gjitha videove të grumbulluara 10 prej tyre u kualifikuan në finale. Vlerësimin dhe përzgjedhjen e bëri një komision i pavarur dhe profesional. Videot u vlerësuan sipas pikëve prej 1 deri në 10. Për krijimin e videove kushtet kryesore ishin:

  • Të jetë kreative.
  • Të  ketë përmbajtje edukative dhe vetëdijësuese
  • Të jetë origjinale (të mos jetë e kopjuar)

Gara është hapur nga 15 Prill deri më 26 Prill.

Pjesëmarrja në garë ishte individuale.Në këtë projekt nxënësit shfaqën ide nga më të ndryshmet për kursimin e ujit në mënyra te ndryshme.

Pas gjithë kësaj me datë 29 prill nisur nga ora 14:00 u mbajt manifestimi final për këtë projekt.

Programi u hap me fjalët e Allahut xh.sh. pra ajete nga Kur’ani fisnik të cilat I lexoi nxënësi maturant Vesel Sylejmani.

Pas kësaj pasoi fjala  e kryeimamit të BIK-ut z.Sabri Bajgora i cili vuri në theks rëndësinë e ujit dhe domosdoshmërinë  e kursimit të tij. Pastaj moderatorja ftoi për një fjalw rasti drejtorin e shkollës z.Bahri Simnica i cili nxorri në pah vlerat e këtij projekti.

Për idenë, qëllimin dhe rrjedhojën e projektit para audiencës folën Yllka Berisha dhe Erza Begolli nga klasa e 11/3.

Në këtë program të ftuar ishin edhe nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës.

Ky aktivitet u realizua me punën e nxënësve të Medresesë “Alaud-din” në Prishtinë kurse përzgjedhja e tri videove më të mira u bë nga komisioni vlerësues.Pjesë e këtij komisioni ishin Bashkim Zabërgja , Dorlir Kraja dhe Fatos Beqiri.

Gara ishte emocionuese dhe nxënësit treguan vullnet dhe punë të mrekullueshme. Të 10 videot finaliste u shfaqën me radhë dhe në fund u zgjodhën fituesit.

Fituesit e kësaj gare ishin :

  • Vendi i parë : Maliqe Kelmendi,  klasa 10/4
  • Vendi i dytë:  Driton Luma , klasa 12/1
  • Vendi i tretë: Dardan Breznica, klasa 10/1

Në fund të programit u ndanë edhe dhuratat për videot më kreative.

Shkolla për fituesit kishte zgjedhur shpërblimet dhe këtë si në vijim:

  • Për vendin e parë:  Tablet SAMSUNG ,
  • Për vendin e dytë   : Aparat fotografik  digjital
  • Për vendin e tretë   : MP4

Medreseja Alaudin /  Prishtinë, Prill 2014

Posted in AktiviteteComments Off on U finalizua projekti “Keep Calm and Save Water”

U përzgjodhën nxënësit më të dalluar në Medresenë Alauddin Prishtinë

Më datën 16 Prill u zgjodhën nxënësit e dalluar në nivel klase dhe shkolle.  Përzgjedhja e tyre erdhi pas sukseseve dhe sjelljeve te dëshmuara gjatë vitit akademik  2013/14.  Me këtë rast drejtoria e shkollës iu ndau mirënjohje dhe nga një dhuratë.

Emrat e nxënësve më të mirë në nivel klase, paralelja e djemve janë:

1. Florent Restelica     10/1
2. Yll Fejziu                      10/2
3. Sead Mehani               11/1
4. Alban Doli                    11/2
5. Lavdim Gërguri       12/1
6. Jasir Krasniqi             12/2
7. Dijetar Guri                 13/1

Nxënësi më i dalluar te paralelja e djemve është  Jusuf Cej.

Emrat e nxënësve më të mira në nivel klase, paralelja e vajzave janë:

1. Zanfina Nebihi          10/3
2. Medina Hoti               10/4
3. Isra Hyseni                 11/3
4. Aldonisa Gashi         11/4
5. Anita Gërguri            12/3
6. Xheneta Kaçiu          13/2

Nxënësja më e dalluar te paralelja e vajzave është Mandeta Kastrati.

Drejtoria e shkollës iu uron të gjithë  nxënësve suksese në mësimet e tyre.

Posted in Aktivitete, Nxënësit e dalluarComments Off on U përzgjodhën nxënësit më të dalluar në Medresenë Alauddin Prishtinë

Medreseja dhuron gjak

Edhe në këtë vit si edhe viteve të tjera nxnëns të medresesë së Prishtinë e me ta edhe pjesë e punonjësve dhuruan vullnetarisht gjak.

Nisur nga fakti tanimë i njohur se me dhurimin e gjakut u ndihmohet atyre që kanë nevojë kjo ndjenjë humaniteti shtyu shumë dhurues vullnetar gjaku të prisnin në radhë për të shprehur këtë humanizëm të tyre në praktikë.

Punëtor të zellshëm e të kujdesshëm nga Qendra Kombëtare për Transufzion të Gjakut ishin të zënë nga paraditja e deri pasdite me marrjen e gjakut që dhuruan nxënës e punëtor të medresesë.

Ky aktivitet humanitar tanimë është tradicional dhe shpresat janë se do të vazhdojë dhe medreseja do të jetë gjithmonë e gatshme  të ndihmojmë në këtë fushë.

Atyre që janë të sëmurë e kanë nevojë për këtë gjak Allahu u ndihmoftë e i shëroftë.

Prishtnë

Mars / 2014

Fotogaleria:

Posted in AktiviteteComments Off on Medreseja dhuron gjak

Mbahen garat në Kur’an për nxënësit e medresesë Alauddin

Medreseja e Alauddin e Prishtinës në këtë vit priti ngrohtësisht garuesit për Garat në Kur’an  2014 për nxënësit në nivel shkolle.

Këto gara u zhvilluan në nivel të paraleleve dhe duke shpalosur dijeninë e tyre në lexim të Kur’anit, në  sqarimin të rregullave te Texhvidit dhe në thënie përmendësh  të pjesëve të Kur’anit fisnik.

Prof. Ekrem Maqendonci moderoi në këtë eveniment të cilin edhe e filloi me një hyrje të mrekullueshme duke filluar me falënederim Allahut, salavate pejgamberit a.s. dhe fjalë të bukura për Kur’anin dhe vlerën e tij.

Komisioni vlerësues i përbërë nga katër anëtarë, në krye te komisionit ishte Kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajagra, Jakup Çunaku mësimdhënës i Kur’anit nga Medresesë amë,  Almedin Ejupi mësimdhënës në paralelen e ndarë fizike në Prizren dhe Mustafë Hajdari mësimdhënës nga paraleleja e ndarë fizike në Gjilan.

Fillimisht me në emër të Kryesisë së BIRT-s  uroj këto gara Sabri ef. Bajgora i cili vuri në pah rënëdësinë e Kur’anit fisnik dhe vlerën e këtyre garave si rrjedhojë.   Më pastaj moderatori ftoi drejtorin  e Medresesë Bahri ef. Simnicën për  një fjalim dhe të i shpall Garat të hapura zyrtarisht.

Garat filluan me klasat e 11-ta, dy nga Prishtina, një nga Prizreni dhe një nga Gjilani, duke vazhduar me ato të 12-tat dhe duke përfunduar me ato të 13-tat.

Gara ishte emocionale dhe me të vërtetë dolën në pah përgatitje e jashtëzakonshme të nxënësve dhe punën që po medreseja po bën me këta nxënës në të gjitha fushat.

Në fund komisioni vlerësues shpalli edhe fituesit e këtyre garave e që ishin:

Viti 11:

Vendi i parë: 11/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 11/1 Prishtinë

Vendi i tretë: 11/ Gjilan

Vend i katërt: 11/ Prizren

Viti  12

Vendi i parë: 12/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 12/ Gjilan

Vendi i tretë: 12/1  Prishtinë

Vend i katërt: 12/ Prizren

Viti  13

Vendi i parë: 13/ Gjilan

Vendi i dytë: 13/ Prishtinë

Vendi i tretë: 13/  Prizren

Në fund të garave drejtoria iu ndau të gjitha fituesëve dhe garuesëve dhurata dhe mirënjohje.  Krejt në fund, në restaurantin e shkollës  u shtrua një drekë për të gjithë nxënëset dhe profesorët.

Medreseja Alauddin

Prill, Prishtinë 2014

Në vijim FOTOGALERIA:

Posted in AktiviteteComments Off on Mbahen garat në Kur’an për nxënësit e medresesë Alauddin

U mbajtën garat e Kur’anit për nxënëset e Medresesë Alauddin

Në një atmosferë të mirë filluan Garat e Kur’anit  2014 për nxënëset e Medresesë  Alauddin të Prishtinës dhe paraleles së saj të ndarë  fizike në Prizren.   Amfiteatri ishte  i paraleles në Prizren ishte  përgatitë  për pritjen dhe fillim e këtyre garave.  Nxënëset e Medresesë amë në Prishtinë më autobus udhëtuan drejt Prizrenit dhe garat filluan në ora 10.

Këto gara u zhvilluan në nivel të paralelëve dhe duke shpalosur dijeninë e tyre në lexim të Kur’anit, në  sqarimin të rregullave te Texhvidit dhe në thënie përmendësh  të pjesëve të Kur’anit.

Komisioni vlerësues i përbërë nga tre anëtarë, në krye te komisionit ishte Kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajagra, Driton ef. Arifi mësimdhënës i Kur’anit nga Medresesë amë dhe Almedin Ejupi mësimdhënës në paralelen e ndarë fizike në Prizren.

Fillimisht me një fjalim mirëseardhje iu drejtua koordinatori i paraleles së ndarë fizike në Prizren Rexhat ef. Mexhiti, ku më pastaj në emër të Kryesisë së BIRT-s  uroj këto gara Sabri ef. Bajgora.  Më pastaj moderatori, Ramadan ef. Uka, ftoi drejtor e Medresesë Bahri ef. Simnicën për  një fjalim dhe të i shpall Garat të hapura zyrtarisht.

Garat filluan me klasat e 11-ta, dy nga Prishtina dhe një nga Prizreni, duke vazhduar me ato të 12-tat dhe duke përfunduar me ato të 13-tat.

Në fund komisioni vlerësues shpalli edhe fitueset e këtyre garave e që ishin:

Viti 11:

Vendi i parë: 11/4 Prishtinë

Vendi i dytë: 11/2 Prizren

Vend i tretë: 11/3 Prishtinë

Viti i 12

Vendi i parë: 12/3 Prishtinë

Vendi i dytë: 12/2 Prizren

Viti i 13

Vendi i parë: 13/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 13/2 Prizren

Në fund të garave drejtoria iu ndau të gjitha fitueseve dhe garuesve dhurata dhe mirënjohje.  Krejt në fund, në restaurantin e paraleles në Prizren  u shtrua një drekë për të gjithë nxënëset dhe profesorët.

Medreseja Alauddin

Mars, Prishtinë 2014

Posted in AktiviteteComments Off on U mbajtën garat e Kur’anit për nxënëset e Medresesë Alauddin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail