Archive | Aktivitete

Medreseja uron për festën e kurban bajramit

Drejtoria e medresesë së mesme Alauddin uron stafin dhe nxënësit në veçanti e  të gjithë muslimanët në mbarë botën për festën e madhe të kurban bajramit.

Duke e lutur Allahun e Lartësuar që të gjithë haxhinjëve të u ketë pranuar haxhin uron që paqja dhe harmonia e drejtësia të mbizotërojnë kudo në botë.

Me shumë respekt

Drejtoria e Medresesë

14.10.2013

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off on Medreseja uron për festën e kurban bajramit

Mirë se vini në shkollë

Medreseja e mesme Alauddin në Prishtinë me paraletet e saj në Prizren dhe Gjilan pret nxnënësit e saj të nderuar më 2 shtator që së bashku të fillojnë vitin shkollor 2013/14.

Këtë vit shkollor Medreseja e fillon e përgatitur dhe e gatshme duke pritur sukses dhe të arritura në të gjitha fushat.

Medresja të gjithë nxënësve e në veqanti atyrë të rinj por edhe stafit të saj u dëshiron mirëseardhje dhe u uron për vitin shkollor 2013/14

01.09.2013

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off on Mirë se vini në shkollë

Doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit

Pas një angazhimi dhe pune doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit. Në këtë numër mund të lexoni  për shumë aktivitete të nxënësve të shkollës gjatë këtij gjysëmvjetori.

Për më shumë klikoni këtu.

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off on Doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit

Regjistimi ka filluar, eja edhe ti! (Medreseja Alauddin Gjimnaz tre vjeqar)

Drejtoria e Medresesë së mesme Alauddin shpall konkurs  për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2013/14. Për më shumë lexojeni më poshtë.

Posted in AktiviteteComments Off on Regjistimi ka filluar, eja edhe ti! (Medreseja Alauddin Gjimnaz tre vjeqar)

Z. Joe Preston në Medrese

Zv/Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Joe Preston, dje më 24.05.2013 vizitoi Medresenë.

Z. Preston u prit nga drejtori i Medresesë, z. Bahri Simnica dhe profesori i gjuhës angleze z. Xhevdet Rusinovci.

Drejtori i shkollës e njoftoi mysafirin për historikun e shkollës, funksionimin, personelin edukativ, lëndët mësimore, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me procesin mësimor – edukativ.

Z. Simnica e falënderoi z. Preston për vizitën dhe bashkëpunimin si dhe për ndihmën e parezervë që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës.

Në anën tjetër, z. Preston e falënderoi drejtorin për mikpritjen dhe u shpreh se është i kënaqur që ka rastin të vizitojë Medresenë.

Zv/Ambasadori foli për rëndësinë e edukimit të gjeneratave të reja dhe rolin e shkollës në këtë aspekt. Për më tepër, ai theksoi se Kosova është duke bërë hapa të sigurtë drejt integrimeve europiane dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet është duke i përballur me mjaft sukses.

Vizita në përgjithësi zgjati rreth një orë, ndërsa bashkëbisedimi ishte i nivelit tejet miqësor.

Kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme për Medresenë. Medreseja përzemërsisht e falënderon Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për këtë vizitë.

Posted in AktiviteteComments Off on Z. Joe Preston në Medrese

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail