Archive | Aktivitete

Mirësevini Zonja zv/Ambasadore!

Dje, më 14.05.2013, Medreseja pati mysafirë të vecantë: Zonjën Kelly Degnan, zëvendës Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga z. Paul Engelstad, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun.

Fillimisht musafirët u pritën nga drejtori i Medresesë z. Bahri Simnica, i cili iu shprehi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën. “Kemi një nder të vecantë për këtë vizitë që na bëni sot…” – iu drejtua drejtori, …”dhe kjo është një vazhdimësi e miqësisë së kahershme. Ne vazhdimisht na vizitojnë delegacione të ndryshme nga shteti juaj, dhe ne jemi të lumtur që kemi mundësi që të këmbejmë ide dhe përvoja”.

Në vazhdim, zv/Ambasadorja, e përcjellur nga drejtori, u njoftua me stafin arsimor të medresesë, me të cilët bashkëbisedoi lidhur me rolin e tyre në edukimin e brezit të ri. Më pas, ajo vizitoi dorëshkrimet e vjetra të cilat ruhen në një kabinet të vecantë, të ndara dhe të sistemuara mirë. Musafirët u mahnitën nga lashtësia e këtyre dorëshkrimeve si dhe nga përkushtimi i ruajtjes së tyre. Drejtori edhe njëherë iu falënderua zonjës Degnan për donacionin e dhuruar në vitin 2003 nga Ambasada Amerikane për tubimin e këtyre dorëshkrimeve.

Ashtu sic ishte planifikuar, zonja zv/Ambasadore kaloi në kabinetin e gjuhëve të huaja, ku e priste klasa 12/1 me aktivitetin e përgatitur më pare në lëndën e gjuhës angleze: “Empower the Youth”. Nxënësit ishin të ndarë në katër grupe, ku secili grup kishte përgatitur një prezantim të shkurtër për: EDUCATE, ENGAGE, ENCOURAGE dhe EMPOWER.

Për të përfunduar, zonja Degnan doli para nxënësve dhe shprehu admirimin e saj për zellin e këtyre të rinjve dhe nivelin e kënaqshëm të gjuhës angleze. Zonja Degnan tha se “aktivitetit tuaj do t’i shtoja edhe fjalën ENTUZIAZËM. Vërtet, të rinjtë duhet të arsimohen dhe edukohen, duhet të angazhohen dhe të përkrahen, mbi të gjitha duhet që të jenë entuziastë. Vendi juaj shquhet për popullatë të re: një përqindje shumë e madhe është nën moshën 25 vjecare, dhe kjo ju bën juve të rinjve energjia kryesore drejt së ardhmes. Arsimohuni mirë dhe drejt dhe jini entuziastë. Do të keni ardhmëri të ndritur”. Ishin këto disa nga cështjet të cilat me elegancë i preku zonja Degnan. Në fund, nxënësit e klasës 12/1 kishin përgatitur një dhuratë modeste (një portret nga piktori i mirënjohur kosovar Veli Blakqori) për zonjën Degnan. Ndërsa, profesori i gjuhës arabe z. Fadil Hasani, i dhuroi z. Paul Engelstad një punim nga një aktivitet i mëhershëm nga lënda e gjuhës arabe.

Ky ishte përfundimi i një vizite shumë të suksesshme të një përfaqësueseje kaq të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Posted in AktiviteteComments Off on Mirësevini Zonja zv/Ambasadore!

Maturantët e Prishtinës bënë hatme Kur’anin Fisnik

Maturantët e medresesë së Prishtinës më datën 06. të muajit maj  kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar që në vitin e parë .

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese.  Më pastaj drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Pas drejtorit me fjalë rasti u paraqit kujdestari i  klasës Muharrem Tërnava i cili pasi falënderoi Allahun për këtë të mirë të madhe falënderoi edhe prindërit për besimin që kishin në mëdrese kur katër vite më parë  pranuan që ne  të I  edukonim e mësonim  fëmijët e tyre. Pas fjalës së kujdestarit para të pranishmëve u paraqit  profesori i  lëndes së Kur’anit  Jakup  Çunaku  i cili  iu drejtua të pranishmëve  me fjalë miradije për këtë gjeneratë

Ky  manifestim vazhdoi me  leximin e një eseje për Kur’anin nga nxënësi maturant  Aid Musliu  dhe një ilahi nga nxënësi Egzon Ibrahimi.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira. Duanë në gjuhën arabe e lexoi nxënësi Egzon Ibrahimi ndërsa në gjuhën shqipe nxënësi Sahit Ibrahimi. Moderimin për këtë manifestim e bëri nxënësit Shpëtim Sahiti.

Qoftë ky Kur’an i mësuar në këtë shkollë udhërrëfyes në këtë jetë ndërsa dritë e shefat në botën e ardhshme për të gjithe në.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Posted in AktiviteteComments Off on Maturantët e Prishtinës bënë hatme Kur’anin Fisnik

Vizitë në Muzeun Etnologjik në Prishtinë

Nxënësit e klasës 12/1 së bashku me profesorin e gjuhës angleze, të enjten më 02.05.2013 vizituan Muzeun Etnologjik të Kosovës në Prishtinë. Pritja nga ana e stafit të muzeut ishte mjaft e ngrohtë ndërsa përshtypjet e nxënësve ishin shumë të mira.

Në këtë vizitë nxënësit patën rastin që të njihen me etnologjinë shqiptare në përgjithësi dhe të shohin për së afërmi eksponate të ndryshme të kulturës dhe traditës shqiptare në shekujt e kaluar.

Vizita e muzeut ishte e një rëndësie të vecantë për nxënësit tanë, sepse gjërat me të cilat u ballfaquan aty do t’ju shërbejnë si element i ri në formimin e drejtë të tyre si individë të sotëm dhe profesionistë të ardhshëm.

………………….

Pas vizitës së muzeut nxënësit vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, dhe mbajtën orën implementuese të gjuhës angleze lidhur me rininë – the youth.

Pas prezantimeve të nxënësve lidhur me temën e rinisë, ata i përshëndeti Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, ndërsa për cështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe fuqizimin dhe përkrahjen e rinisë, nxënësit bashkëbiseduan me një mysafir special nga Mozambiku, z. Hose Sulemane, përfaqësues resident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Posted in AktiviteteComments Off on Vizitë në Muzeun Etnologjik në Prishtinë

Maturantet e Medresesë Alauddin bën duanë e Hatmes

E premtja  e parë e muajit Maj të vitit 2013 ishte një ditë e veçantë për maturantet e Medresesë Alauddin në Prishtinë. Ato në këtë ditë kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar që në vitin e parë  me një dua special në prani të një numri të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe të familjarëve të shumtë anë e kënd Kosovës.

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese. Më pastaj drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Pastaj në  foltore doli kujdestari dhe njëherit edhe profesori i lendes së Kur’anit  Jakup  Çunaku , i cili  iu drejtuat të pranishmëve  me fjalët miradije për këtë gjeneratë.

Më pastaj në emrin ë nxënësve i falënderoi nxënësja Merjeme Kqiku profesorët , administratën e shkollës dhe te gjithë familjarët. Ai nuk kurseu fjalët më të mira për këtë tempull dije, qe do mbetet gjithnjë në kujtesën tonë, përfundoi ajo.

Në vazhdim në emër të familjarëve  iu drejtua  Dr.Zija Abdullahu, i cili i entuziazmuar me suksesin , ai theksoi se për këtë është meritor të falënderohet Allahu.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dynjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

03.05.2013

Posted in AktiviteteComments Off on Maturantet e Medresesë Alauddin bën duanë e Hatmes

Prezantimi i programit KYEP

Javën e kaluar është bërë prezantimi i dytë i programit të shkëmbimit të nxënësve kosovarë për mundësi shkollimi njëvjecar në SHBA nga ana e stafit të angazhuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Fokusi i programit janë nxënësit e klasëve të dhjeta dhe njëmbëdhjeta para të cilëve është prezantuar programi në tërësi, duke përfshirë përmbajtjen e plotë, procedurën e aplikimit, intervistimin/testimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, etj.

Programi KYEP – Kosovo Youth Exhange Program është program i SHBA-ve për të rinjtë e Kosovës, për të kaluar një vit akademik/shkollor në shkollat amerikane. Ndër kushtet kryësore për kandidatët janë shkathtësitë e shkëlqyeshme në gjuhën angleze, pjesëmarrja e nxënësve në punët vullnetare në ndihmë komunitetit, suksesi i përgjithshëm, etj.

Prill 2013 / Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off on Prezantimi i programit KYEP

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail