Archive | Galeri

KONKURS LETRAR PËR NDER TË DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S.

NË MEDRESENË “ALAUDDIN”, PARALELJA E NDARË FIZIKE NË PRIZREN, MBAHET KONKURSI LETRAR PËR NDER TË DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT, A.S.

Medreseja e Prizrenit këto ditë organizoi konkurs letrar për nder të ditëlindjes së Muhamedit, a.s. Konkursi ishte i hapur për djemtë dhe vajzat e kësaj paralele.
Pas një konkurrence në mes të nxënësve, profesorët e gjuhës dhe letërsisë shqipe shpallën rezultatet e kësaj gare. Ata vlerësuan se prurjet e nxënësve ishin mjaft produktive dhe me interes.

E në anën tjetër, koordinatori Almedin Ejupi, shpërbleu tre fituesit e garës me çmime simbolike dhe libra. Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit e tjerë u pajisën me nga një certifikatë mirënjohjeje. Koordinatori inkurajoi nxënësit që të vazhdojnë edhe më tutje me aktivitete shkollore dhe me suksese në mësime.

Pas kësaj ceremonie nxënësit u shprehën të lumtur dhe të gëzuar që ishin pjesë e kësaj gare, duke falënderuar koordinatorin dhe mësimdhënësit për këtë organizim të qëlluar dhe të suksesshëm.

Prizren, më 17 nëntor 2020

image

image

image

image

image

image

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on KONKURS LETRAR PËR NDER TË DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S.

Human Appeal International Australia vizitoi Medresenë

Drejtori i MM Alauddin, Mr. Fadil Hasani, së bashku me stafin arsimor pritën sot në takim drejtorin e Organizatës “Human Appeal Inernational Australia” (HAIA), z. Bashar al Jamal i cili ishte i shoqëruar nga z. Naser Gashi, drejtor i shoqatës “Human Appeal Inernational” zyra në Kosovë.

Biseda e takimit u fokusua në bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave të ndryshme në fushat e edukimit dhe të të drejtave njerëzore.

Z. Bashar al Jamal pati rastin që të takojë edhe stafin arsimor dhe nxënësit e shkollës, me të cilët bashkëbiseduan për specifikat dhe natyrën e funksionimit në Medrese, respektivisht ne organizatën “Human Appeal Inernational Australia”.

Drejtori Hasani, në emër të shkollës e falënderoi mysafirin për vizitën, dhe të dy u përshëndetën me shpresën për thellim të bashkëpunimit.image

image

image

image

image

image

image

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Human Appeal International Australia vizitoi Medresenë

Profesori i gjuhës arabe Fadil Hasani mbron tezën e Magjistraturës në shkencat filologjike

Më datë 02.11.2020, profesori i gjuhës arabe, tani drejtor i Medresesë, Mr. Fadil Hasani mbrojti tezën e studimeve të Magjistraturës me titull: “Semantika e parafjalëve në gjuhën arabe – Analizë e përkthimeve shqip të parafjalëve në kaptinën Jasin”, në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Arabe, Programi studimor Filologji Orientale.

Medreseja Alauddin uron profesorin dhe drejtorin Hasani për këtë arritje dhe i dëshiron suksese të reja në vazhdimësi.

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Profesori i gjuhës arabe Fadil Hasani mbron tezën e Magjistraturës në shkencat filologjike

DITA E SHKOLLËS

DITA E SHKOLLËS
Sot 69 vjet filloi të ndriçojë
Sot 69 vjet dhuron dituri
Sot 69 vjet dhuron Allahut dashuri!
Të dashur profesorë dhe të respektuara profesoresha, ju të nderuar/a dhe shumë të respektuar/a nxënës/e, Ju urojmë DITËN E SHKOLLËS, duke lutur Zotin t’ju jap shëndet, mirëqenie dhe suksese në zhvillimin e dijes dhe rritjen e Kësaj Drite, që çdo herë diti dhe di të jetë në adhurim të Zotit, në shërbim të Atëdheut dhe popullit!

Me respekt për ju të gjithë, Fadil Hasani

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on DITA E SHKOLLËS

Task Forca e shkollës mbajti mbledhjen e radhës

Task Forca e shkollës sot mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi drejtori i shkollës Fadil Hasani, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve.

Në mbledhje u shqyrtua mbarëvajtja e procesit mësimor në gjendje pandemie, dhe respektimi i masave anti covid për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve dhe stafit arsimor edukativ.

Anëtarët e Task Forcës konstatuan se niveli i respektimit të masave parandaluese është i kënaqshëm, dhe deri më tani nuk ka asnjë të infektuar dhe me shfaqje simptomash në mesin e nxënësve dhe stafit. Megjithatë, në mbledhje njëzëri u kërkua për shtim të kujdesit në kuptim të mbajtjes së maskave, respektimit të distancës, higjienës personale, dhe dezinfektimit, në mënyrë që procesi mësimor të mund të vazhdojë pa probleme.

Drejtori falënderon të gjithë nxënësit, stafin dhe Task Forcën për zbatimin e masave anti covid.

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Task Forca e shkollës mbajti mbledhjen e radhës

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail