Archive | Prezantim i Shkollës

“Java e humanizmit” në Medrese u falë buzëqeshje fëmijëve të SOS fshatit

 

Në kuadër të aktivitetit  ‘Java e Humanizmit” organizuar nga nxënësit-set e Medresesë Alauddin, Prishtinë, rrespektivisht”Shoqata e Nxënësve” të kësaj shkolle , ata grumbulluan një shumë modeste të të hollave që kësaj radhe synuan me to t’igëzojnë e t’ua njomin buzëqeshjen fëmijëve të braktisur të  SOS- fshatit këtu në Prishtinë.

Dhuratat nga nxënësit tanë u shpërndanë për 36 fëmijë të Sos –fshatit të grupsmoshës 4-16 vjet, që përfshinte artikuj ushqimor e shkollor. Pos kësaj, Medreseja ia ka bashkangjitur këtyre dhuratave nga nxënësit e dhe një ndihmë shtesë prej 100 kg. mish të freskët të kurbanëve të këtij viti, të cilët në të vërtetë ishin dedikuar nga dhuruesit për nxënësit-set  e shkollës sonë.

I tërë ky aktivitet u zbukurua edhe më tej me shfaqjet argëtuese-komike nga nxënësit tanë të përgatitur enkas për fëmijët e SOS- fshatit në Prishtinë, me ç’rast ngjallën harenë dhe falën kënaqësi të veçantë për ta.

Me këtë rast duhet shprehur falëndërim të veçantë për stafin menagjues të SOS-fshatit  për koordinimin korrekt dhe mirëpritjen e këtij aktiviteti human nga nxënësit e shkollës sonë.

Tetor, 2014

Prishtinë

Posted in Aktivitete, Prezentimi me fotoComments Off on “Java e humanizmit” në Medrese u falë buzëqeshje fëmijëve të SOS fshatit

Dil e kërko dituri

Posted in Prezantim i ShkollësComments Off on Dil e kërko dituri

Këtu e mëson rrugën më të mirë

Posted in Prezantim i ShkollësComments Off on Këtu e mëson rrugën më të mirë

Afrohu te Krijuesi yt në mënyrën më të mirë

Posted in Prezantim i ShkollësComments Off on Afrohu te Krijuesi yt në mënyrën më të mirë

Lexo! Lexo! Lexo!

Posted in Prezantim i ShkollësComments Off on Lexo! Lexo! Lexo!