Medreseja “Alauddin” merr pjesë në Konferencën KAIHLMUN ’16 në Stamboll

Prej 2-5 qershor 2016, në Stamboll u organizua Konferenca KAIHLMUN ’16, në të cilën morën pjesë më shumë se 200 nxënës dhe studentë nga mbarë bota. Organizator i konferencës ishte shkolla e mesme Istanbul Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi, në Kartall të Stambollit.

Medreseja “Alauddin” ishte e ftuara e vetme nga Kosova dhe Ballkani, e përfaqësuar nga nxënësit Blerim Murati (kl. 11), Amir Maxhuni (kl. 10), dhe Adl Rraci (kl. 10), si delegatë të Konferencës. Nxënësit pjesëmarrës nga organizatori u caktuan të jenë përfaqësues të Shtetit të Palestinës, Amnesty International, dhe Anadolu Agency, pranë United Nations Security Council (Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara). Paraqitja e tyre u vlerësua e suksesshme në Konferencë. Ata u shoqëruan nga profesori i gjuhës angleze Xhevdet Rusinovci,  i cili ishte i emëruar si këshilltar i konferencës. Gjuha zyrtare e konferences ishte gjuha angleze kurse  motoja e konferences ishte: “Change the Change” (“Ndrysho Ndryshimin”).

Konferencat MUN (Model United Nations) që organizohen në shumë vende të botës kanë për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët t’i vendosin në tryeza diskutimi dhe debati, duke simuluar mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë reale, duke përfaqësuar vendet anëtare të OKB-së dhe duke shprehur qëndrimet e tyre karshi temave globale, politike, ekonomike, sociale etj.

Këto konferenca synojnë që nxënësve dhe studentëve t’u japin mundësi të mësojnë për organizimin dhe funksionimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të fitojnë shkathësi komunikimi, diskutimi e debati, dhe të mësojnë për kulturën, tolerancën dhe bashkëpunimin në mes vendeve të ndryshme.

Konferenca KAIHLMUN ’16 ishte e mjaft e pasur në formë dhe përmbajtje, me program edukativ dhe dëfryes, me shëtitje dhe përvoja të paharruara.

Medreseja “Alauddin” përzemërsisht e falënderon organizatorin për ftesën duke iu dëshiruar suksese të reja në eventet e radhës.

Posted in AktiviteteComments Off on Medreseja “Alauddin” merr pjesë në Konferencën KAIHLMUN ’16 në Stamboll

Regjistrimi filloi, eja edhe ti!

Medreseja e mesme Alauddin në Prishtinë ka shpallur konkurs për nxënësit e rregullt për klasën e 10-të.

Për tu njoftuar më hollësisht për kushtet e nevojshme iu lutemi lexojeni me kujdes konkursin zyrtar të shkollës të postuar në vijim:

20160603_161922

Medreseja iu mirëpret

Posted in AktiviteteComments Off on Regjistrimi filloi, eja edhe ti!

Riprivimet dhe dëftesat më 14 qershor

Njoftohen nxënësit e medresesë Alauddin në Prishtinë se data e riprovimeve për afatin e qershorit është më 14 qershor nga ora 11:00.

Gjithashtu në të njejtin termin do të bëhet edhe shpërndarja e dëftesave.

Kërkohet nga nxënësit të jenë të kujdesshëm në respektimin e këtij termini.

Drejtoria

Posted in AktiviteteComments Off on Riprivimet dhe dëftesat më 14 qershor

Projekti DOCTOR TIME i nxënësve të medresesë në radhën e pesë grupeve fituese

Projekti Up Shift i mundësuar nga Unicef Innovation Lab ishte një shansë e re për ne nxënësit e Medresesë Alauddin. Vendosëm të aplikojmë me një temë që prekë rininë :”Mos menaxhimi i mirëfilltë i kohës dhe humbja e tepërt e saj”.

Grupin e formuam të përbërë nga pesë nxënës: Florent Restelica, Salih Kqiku, Blerim Haxhijaj, Medina Veliu dhe Semra Dërmaku. Thirrja se jemi në dhjetëshen e pranuar, na gëzoi. Tani na priste një detyrë e re: të intervistojmë nxënës, prindër dhe udhëheqës të shkollave të Prishtinës.

Kjo eksperiencë na ndihmoi shumë. Tre ditorëshi dhe puna e palodhëshme po na priste. Me 05.02.2016 u vendosëm në hotel dhe punëtoria me mentorin tonë, po na priste. Kishim fat të kishim një mentor të tillë si Arbnor Hasani. Në ditën e parë filluam të gjejmë shkaqet dhe pasojat e problemit. E pastaj në ditët në vijim, në një atmosferë pune dhe argëtimi, u përcaktuam në njërin prej shkaqeve kryesore “Mos menaxhimi i mirëfilltë i kohës dhe përdorimi pakufizim i rrjeteve sociale. U dakorduam që si zgjidhje të bënim një aplikacion. Me të cilin mendojmë se do të ketë përmirësim në planifkimin e kohës.Për ta bërë më atraktiv e quajtëm Doctor Time.

Gjatë ditë së dytë 06.02.2016 përgatitëm prototipin e këtij aplikacioni.Pasi u pëlqye nga të gjithë, të nesërmen me 07.02.2016 prezantuam projektin tonë para jurisë së: Unicef, Innovation Lab dhe PEN. Juria vendosi dhe kumtoi emrat e grupeve fituese. Secili prej grupeve do të merrte nga 2000€ për të realizuar projektin. Në rradhën e pesë grupeve fituese ishte edhe Doctor Time

. Ishte një përvojë dhe një hap tutje për ne. Tani vazhdojmë të punojmë për projektin. Do të kemi tre muaj mentorim nga mentorja jonë Arbnore Berisha.Projekti po ecë shumë mirë. Programer kemi përzgjedhur Rijad Bivolakun, nxënës i Medresesë Alauddin.

Presim të kemi sukses.

Posted in AktiviteteComments Off on Projekti DOCTOR TIME i nxënësve të medresesë në radhën e pesë grupeve fituese

Urime tetë vjetori i pavarësisë

Drejtoria e medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë me stafin arsimor-edukativ u uron tetë vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Me këtë rast lutemi te Allahu i Lartë që për të gjithë të ketë paqë, mirëqenie, suksese dhe lumturi.

Me respekt

Drejtoria

17.02.2016

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off on Urime tetë vjetori i pavarësisë

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Kalendar

May 2021
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail