Archive | Galeri

Ese “Sa afër,sa larg!” – Anita GËRGURI

Posted in VideoComments Off

Stafi dhe nxënësit në Iftar në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë

Stafi i Medresesë të prirë nga Drejtori Bahri Simnica, Sekretari  Sylejman Osmani, prof. Jakup Çunaku, prof. Xhevdet Rusinovci, si dhe 12 nxenes të shkollës, dje më 25.07.2013 ishin të ftuar në Iftarin e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tek Ambasadorja Tracey Ann Jacobson, në Rezidencën e saj në Prishtinë.

Zonja Jacobson dhe bashkëshorti i saj David, si dhe tërë stafi përcjellës ishin mikpritës të vërtetë në një darkë iftari, ku mbizotëroi gjallëria e bisedës, afërsia, respekti dhe prezantimi i kulturës së lartë amerikane.

Stafi i shkollës dhe nxënësit patën rastin që më për së afërmi të njoftohen me Ambasadoren dhe stafin e Ambasadës, duke diskutuar për çështje me interes dhe në favor të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.

Zonja Ambasadore u shpreh të jetë e kënaqur për Iftarin e përbashkët dhe me një adresim të veçantë iu drejtua nxënësve duke shprehur kënaqësinë, pritjet dhe angazhimin e saj dhe të Ambasadës për të arritjet e deritashme dhe punës së përbashkët për një vend demokratik dhe me prosperitet.

Nga ana tjetër, Drejtori i shkollës Bahri Simnica e falënderoi Ambasadoren për ftesën, bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer të Ambasadës dhe të shtetit amerikan për proceset e gjithëmbarshme në Kosovë. Në veçanti  Drejtori e falënderoi atë për bashkëpunimin e Ambasadës me Medresenë Alaudin, dhe përzemërsisht e ftoi për një vizitë Medresesë, në fillimin e vitit të ri shkollor. Zonja Ambasadore me kënaqësi e pranoi këtë ftesë dhe premtoi se shumë shpejt do të jetë në vizitë tek ne.

Iftari u përmbyll me një foto të përbashkët, në mënyrë që të vërtetojë dhe të ruajë në kujtesën e të gjithëve një Iftar të mrekullueshëm me mikpritës të mrekullueshëm.

Posted in FotoComments Off

Leximi i Kur’anit nga nxenesi Egzon Ibrahimi- Turqi 2012

Nxenesi Egzon Ibrahimi  e hap mbremjen finale te garave te gjuhes arabe te mbajtura ne Bursa dhe Stamboll te Turqise 2012.

Posted in VideoComments Off

Shperndarja e shperblimeve ne kendim te ilahise

Nxenesit Egzon Ibrahimi, Xhevdet Rizahu, Gentiana Sadiku dhe Sumeja Hashani u shperblyen me vendin e pare.

Posted in VideoComments Off

Shperndarja e shperblimeve ne recitim

Nxenesja Besa Kqiku morri vendin e dyte.

Posted in VideoComments Off

Page 1 of 712345...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2017
M T W T F S S
« Jun    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail