Archive | Galeri

Konkurs për profesor të gjuhës arabe

Republika e Kosovës
Komuna e Prishtinës
SHML” MM “Alauddin””

Nr. 120/21, dt. 22.03.2021

Shkolla e Mesme e Lartë – M. M. “ Alauddin” – Prishtinë në bazë të nenit 11, paragrafi 1, nenit 18, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, në bazë të statutit të shkollës neni 67, shpallë këtë:

KONKURS

Titulli i pozitës: Profesor i gjuhës arabe
Nr. i ekzekutuesve 1 (një)
Orari i plotë: 20 orë në javë

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera :

• Ta ketë të kryer Medresenë e Mesme “ Alauddin” ;
• Diplomë universitare me sistem 4 vjeçar, e preferuar studime Master në fushën e gjuhës arabe;
• Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në sistemin arsimor;
• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
• Aftësi të mira dhe të dëshmuara në të shkruar dhe komunikim;
• Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme);
• Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

Data e shpalljes së Konkursit 22/03/2021 deri më dt. 06 /04/2021;

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në objektin e shkollës MM Alauddin në Prishtinë.

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.

Fletë aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Drejtorinë e MM “Alauddin” në Prishtinë ose në numër telefoni 038 22 44 44 apo në email [email protected]

image

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Konkurs për profesor të gjuhës arabe

Pensionohet profesori i rregullt i gjuhës arabe, z. Miftar Ajdini

Profesori i gjuhës arabe në paralelen e Prizrenit, z. Miftar Ajdini, pas kontributit të tij të çmuar në Medresenë Alaudin, javën që shkoi është pensionuar.

Drejtoria dhe stafi i MM Alauddin e falënderojnë profesorin Ajdini për punën e palodhshme në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave në shkollën tonë, dhe i dëshirojnë shëndet dhe gjithë të mirat në jetë.

Më poshtë mund të lexoni biografinë e tij.

Emri dhe mbiemri: Miftar Ajdini.
– Vendlindja: Fshati Zgatar, KK Dragash.
– Datëlindja: 19. 03. 1956.
– Vendbanimi: Prizren, Kosovë.
– Kombësia: shqiptar.
– Shkollimi: Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë 1971-1976.
o Fakulteti Filozofik- Dega e Gjuhës arabe, Benghazi, Libya, 1977-1981.
o Puna: Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren- Kryeimam nga viti 1983 1997.
o Mësimdhënës me honorar në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë – Paralelja e Ndarë Fizike në Prizren, nga viti shkollor 1993-1994 në lëndën e Gjuhës arabe.
o Prej datës 01. 10. 1997, është mësimdhënës i rregullt në Paralelen e Ndarë Fizike të Medresesë në Prizren në lëndën e Gjuhës arabe.
o Koordinator i Paraleles së Medresesë “Alauddin” në Prizren prej themelimit të saj, më 01.09.1993 deri më 30.06. 2011.
– Funksione nderi: Ka qenë Kryetar i Kuvendit të BI të Kosovës 1992 -1996.
– Ka kryer edhe funksione tjera brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.

image

imageimage

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Pensionohet profesori i rregullt i gjuhës arabe, z. Miftar Ajdini

Profesori Rusinovci mbron disertacionin e doktoratës

Profesori i rregullt i shkollës sonë i lëndës së gjuhës angleze, Xhevdet Rusinovci, sot, me sukses ka mbrojtur disertacionin e doktoratës në Universitetin e Gracit në Austri, dhe i është dhënë titulli Doktor Shkence në fushën e Metodikës dhe Linguistikës Aplikative.

Medreseja Alauddin e uron profesorin Rusinovci për titullin shkencor dhe i uron suksese të reja në projektet profesionale dhe akademike.

image

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Profesori Rusinovci mbron disertacionin e doktoratës

GARAT E HADITHIT

garat e hadithit

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on GARAT E HADITHIT

Donacion nga shkolla binjake “Shehid Omer Halis Demir”

Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë ka pranuar një donacion nga shkolla e binjakëzuar “Shehid Omer Halis Demir” në Ankara, ku përmes Dijanetit të Turqisë, në ambientet e Medresesë në Prishtinë është bërë dhurimi i këtij donacioni.
Me 20 tabela të mençura së bashku me projektor dhe 400 kuranë është pajisur nga sot kjo shkollë, me anë të së cilave synohet të përmirësohet edhe më tutje mësim-nxënia.

Drejtori Fadil Hasani dhe Myftiu i Republikës Naim Tërnava, në prani të një pjese të nxënësve dhe të stafit arsimor edukativ, i falënderuan përfaqësuesit zyrtarë të Dijanetit dhe të Ambasadës turke në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme për Medresenë, dhe së bashku me mysafirët u shprehën të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit.

Në shenjë falënderimi, drejtori Hasani u ndau mirënjohje përfaqësuesve të Dijanetit dhe të Ambasadës për kontribut dhe mbështetje të vazhdueshme për shkollën.

image

image

image

image

image

image

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off on Donacion nga shkolla binjake “Shehid Omer Halis Demir”