Posted on 29 November 2020.
NJOFTIM
Ju njoftojmë që sipas UA për kalendarin e vitit shkollor parashihej që data 30.11.2020 me qenë dite pushimi, ku ne ashtu vepruam dhe i lajmëruam të gjithë nxënësit. Mirëpo, të premten kuptuam që kjo çështje ndryshoi nga qeveria dhe tani u konfirmua edhe nga Ministria e Arsimit që dita e hëne të jetë ditë e rregulltë pune.
Pra, ju njoftojmë që dita e hëne 30.11.2020 do të jetë ditë pune .
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndryshim!
Ju faleminderit!
Drejtoria e shkollës
Posted in Aktivitete, Galeri
Posted on 27 November 2020.
GËZUAR FESTA E FLAMURIT – 28 NËNTORI
Me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, Medreseja Alauddin i uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, dhe stafin administrativ e teknik të shkollës.
URIME TË PËRZEMËRTA PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!
ZOTI E RUAJTTË ATDHEUN TONË!
Posted in Aktivitete, Galeri
Posted on 20 November 2020.
Të lumtura me rastin e hyrjes në leximin e Kuranit!
Një ndjenjë e papërshkruar me fjalë…
Vërtet fjala e Allahut Fuqiplotë është fjala më e bukur në fytyrën e tokës, dhe leximi (këndimi) i tij është më mbreslënësi për besimtarët.
Pas dy muajsh punë të përbashkët me klasët e 10-ta, duke filluar me mësimin e shkronjave kuranore, shkrimin dhe shqiptimin e drejtë të tyre, lidhjen e fjalëve dhe njohjen e rregullave elementare, nxënëset e klasëve të dhjeta, falë Zotit arritën të hyjnë në leximin e Kuranit Fisnik!
Duke e ditur rëndësinë dhe vlerën e këtij evenimenti, prezantoi edhe Drejtori i shkolllës prof. Fadil Hasani dhe mbajti një fjalë rasti, ku ndër të tjera i porositi nxënëset që udhërrëfyes dhe shoqërues jetësor ta kenë Kuranin Famëlartë.
Medreseja uron që ky sukses i nxënëseve, t’i paraprijë edhe shumë sukseseve të tjera në të ardhmen!
Drejtori i shkollës gjithashtu i përgëzoi të gjitha nxënëset për punën, si dhe e vlerësoi lart punën dhe angazhimin e profesoreshës Valbona Asllani në punën e saj me nxënëset duke e inkurajuar për projekte të reja.












Posted in Aktivitete, Galeri
Posted on 19 November 2020.
Nxënësja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”
Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”. Ajo ka arritur rezultate të larta në këtë test. Qëllimi i testit ishte t’i motivojë sa më shumë nxënësit për të studiuar matematikën.
Koordinatori i paralelës së Prizrenit, Almedin Ejupi, ka përgëzuar nxënësen për suksesin e arritur dhe i dëshiroi suksese të tjera në të ardhmen.
Në anën tjetër, koordinatori falënderoi z. Abdullah Sylejmanin, koordinatorin rajonal dhe komunal të Institutit ATOMI për organizimin e kësaj gare dhe për bashkëpunim.
Organizimi i testit “Kangaroo” është përgjegjësi e Institutit ATOMI, me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF).
Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës.



Posted in Aktivitete, Galeri
Posted on 17 November 2020.
NË MEDRESENË “ALAUDDIN”, PARALELJA E NDARË FIZIKE NË PRIZREN, MBAHET KONKURSI LETRAR PËR NDER TË DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT, A.S.
Medreseja e Prizrenit këto ditë organizoi konkurs letrar për nder të ditëlindjes së Muhamedit, a.s. Konkursi ishte i hapur për djemtë dhe vajzat e kësaj paralele.
Pas një konkurrence në mes të nxënësve, profesorët e gjuhës dhe letërsisë shqipe shpallën rezultatet e kësaj gare. Ata vlerësuan se prurjet e nxënësve ishin mjaft produktive dhe me interes.
E në anën tjetër, koordinatori Almedin Ejupi, shpërbleu tre fituesit e garës me çmime simbolike dhe libra. Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit e tjerë u pajisën me nga një certifikatë mirënjohjeje. Koordinatori inkurajoi nxënësit që të vazhdojnë edhe më tutje me aktivitete shkollore dhe me suksese në mësime.
Pas kësaj ceremonie nxënësit u shprehën të lumtur dhe të gëzuar që ishin pjesë e kësaj gare, duke falënderuar koordinatorin dhe mësimdhënësit për këtë organizim të qëlluar dhe të suksesshëm.
Prizren, më 17 nëntor 2020






Posted in Aktivitete, Galeri