Medreseja Alaudin

NXËNËSET E KLASËS SË DHJETË FILLOJNË LEXIMIN NË KURANIN FAMËLARTË

Lajme dhe aktivitete

Të lumtura me rastin e hyrjes në leximin e Kuranit!
Një ndjenjë e papërshkruar me fjalë…
Vërtet fjala e Allahut Fuqiplotë është fjala më e bukur në fytyrën e tokës, dhe leximi (këndimi) i tij është më mbreslënësi për besimtarët.
Pas dy muajsh punë të përbashkët me klasët e 10-ta, duke filluar me mësimin e shkronjave kuranore, shkrimin dhe shqiptimin e drejtë të tyre, lidhjen e fjalëve dhe njohjen e rregullave elementare, nxënëset e klasëve të dhjeta, falë Zotit arritën të hyjnë në leximin e Kuranit Fisnik!
Duke e ditur rëndësinë dhe vlerën e këtij evenimenti, prezantoi edhe Drejtori i shkolllës prof. Fadil Hasani dhe mbajti një fjalë rasti, ku ndër të tjera i porositi nxënëset që udhërrëfyes dhe shoqërues jetësor ta kenë Kuranin Famëlartë.
Medreseja uron që ky sukses i nxënëseve, t’i paraprijë edhe shumë sukseseve të tjera në të ardhmen!
Drejtori i shkollës gjithashtu i përgëzoi të gjitha nxënëset për punën, si dhe e vlerësoi lart punën dhe angazhimin e profesoreshës Valbona Asllani në punën e saj me nxënëset duke e inkurajuar për projekte të reja.

Ndaje: