Medreseja Alaudin

“أعطني كلمة أعطيك جملة – Më jep një fjalë, të jap një fjali”

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Ne Medresenë Alaud-din nuk  mungojnë aktivitetet e lira.Ndër aktivitetet e shumta që organizohen në Medrese ishte edhe ai i mbajtur më datën 10.03.2011 në lendën e gjuhës arabe me nxënësit e kl III a.

Profesori i gjuhës arabe Vahid Haxhiu me përkrahje nga drejtori z.Bahri Simnica organizoi këtë aktivitet sa të dobishëm aq interesant për nxënësit.I ftuar për pjesëmarrje në këtë aktivitet ishte  profesori i nderuar z.Ejup Ramadani i cili shoqërohej nga dy absolvente te Fakultetit te Studimeve Islame.

Profesor Ejupi erdhi me një ide shumë interesante dhe atraktive që u mirëprit nga nxënësit.

Aktiviteti u quajt ,, أعطني كلمة أعطيك جملة Më jep një fjalë,të japë një fjali”.

Pas prezentimit në pika të shkurtra të aktivitetit që u bë nga profesorët,nxënësit shumë kurioz filluan punën e tyre.Ata u ndanë në disa grupe.Secili prej tyre kishte për detyrë të zgjedhte nga një pliko ku gjendej nga një fjalë e caktuar dhe nga ajo fjalë jepnin ide te ndryshme  dhe më pas duhej të formulonin fjali.Fjalitë e tyre nxënësit i punonin në teknikën e hamerit.Aty u ngjall një atmosferë pune dhe tek të gjithë nxënësit vërehej angazhimi maksimal për të arritur suksese.

Pas përfundimit të punimeve të nxënësve,puna e tyre u vleresua lart nga profesorët te cilet u ndane shumë të kënaqur.Në fund prof.Vahidi shprehu një falënderim të veqant për Prof..Ejupin që kishte ndarë një pjesë të kohës për të qenë me nxënësit e Medresesë Alaud-din. (v.h)

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Ndaje:

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin