Medreseja Alaudin

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2023/24

Lajme dhe aktivitete-Njoftime

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2023/24 do të fillojë më 4 shtator, ditë e hënë.

Sipas Udhëzimit Administrativ 21/2023 të MASHTI-t, viti shkollor fillon më datë 1 shtator, por meqenëse ShML “Medreseja Alauddin” është shkollë konviktore, ka vendosur që ditën e parë të vitit të ri shkollor ta zëvendësojë më vonë, dhe kështu të plotësohen ditët e kalendarit në përputhje me Udhëzimin Administrativ 21/2023.

Drejtoria e shkollës ju uron për një vit të mbarë shkollor, të mbushur me shëndet dhe suksese.

Prishtinë, 29.08.2023

Ndaje: