Drejtori i MM Alauddin, Mr. Fadil Hasani, së bashku me stafin arsimor pritën sot në takim drejtorin e Organizatës “Human Appeal Inernational Australia” (HAIA), z. Bashar al Jamal i cili ishte i shoqëruar nga z. Naser Gashi, drejtor i shoqatës “Human Appeal Inernational” zyra në Kosovë.
Biseda e takimit u fokusua në bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave të ndryshme në fushat e edukimit dhe të të drejtave njerëzore.
Z. Bashar al Jamal pati rastin që të takojë edhe stafin arsimor dhe nxënësit e shkollës, me të cilët bashkëbiseduan për specifikat dhe natyrën e funksionimit në Medrese, respektivisht ne organizatën “Human Appeal Inernational Australia”.
Drejtori Hasani, në emër të shkollës e falënderoi mysafirin për vizitën, dhe të dy u përshëndetën me shpresën për thellim të bashkëpunimit.