“Rina e shëndoshë për një shoqëri të shëndoshë” ishte motoja e aktivitetit të cilën e organizoi medreseja e mesme Alauddin në komunën e Fushë Kosovës. Aktiviteti u organizua nga Medreseja në bashkëpunim me Drejtoratin për arsim në komunën e Fushë Kosovës.
Programi i përgatitur kryesisht nga nxënësit e komunës së Fushë Kosovës që vijojnë mësimet në medresenë e Prishtinës filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani fisnik të cilat i lexoi nx. Egzon Ibrahimi.
Programin e moderuan nx. Bardha Kqiku dhe Mervan Siminica
Pasi falënderuan pjesëmarrësit dhe ata që përkrahën këtë iniciativë ftuan drejtorin e medresesë z. Bahri Simnicën për një fjalë rasti. Drejtori në fjalën e tij theksoi se medreseja Alauddin do të inicioj dhe përkrahë çdo iniciativë që ka për qëllim ngritjen e vlerave dhe përkrahjen e rinisë dhe ruajtjen e saj nga çdo dukuri negative.
Duke e falënderuar përzemërsisht për përkrahjen e tij në skenë për fjalë rasti u ftua drejtori i drejtoratit për arsim të Fushë Kosovës z. Islam Shabani.
Të pranishmit patën rastin që të ndëgjojnë në pika të shkurtra historikun e medresë pë tu njohur më mirë me këtë vatër të arsimimit e edukimit. Atë e lexuan nx. Kenan Tërnava dhe Marigonë Gashi.
Ligjërata e përgatitur dhe paraqitur mrekullueshëm nga Mr. Jakup Cunaku personifikoi thelbin e këtij takimi të begatë. Ai në temën e tij për rininë dhe vlerën e saj vuri në theks nevojën për edukim të mirëfilltë dhe kujdes të veçantë për këtë etapë jetike për shoqërinë. Edukimi islam është një garancë e ruajtjes së rinisë dhe e shoqërisë si tërësi. Është begatia me të cilën Allahu i Lartë e nderoi njerizimin.
Pas ligjëratës u paraqitën Sllajde lidhur me sfidat dhe nevojën për ballafaqim serioz me to.
Ish nxënësja e medrese Arta Dumani e zbukuroi edhe më këtë takim me një monolog të mrekullueshëm.
Për ta bërë të hareshëm këtë aktivitet para për pranishmëve përformuan kori i vajzave dhe i djemve i medresesë Alauddin të Prishtinës.
Të pranishmi u ndanë shumë të kënaqur më programin duke uruar që të tillë ta organizohen përsëri.
Medrseja Alaudin shprehu gatishmërinë që të jetë gjithmonë aty ku punohet për tër mirë e për të mbarë.
Programi u mbajt më 21.04.2011 në sallën e kulturës në Fushë Kosovë me fillin në ora 17:00