Medreseja Alaudin

Bashkëbisedimi i Myftiut Mr. Naim ef. Tërnava me medresistët

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në mbrëmjen e ditës së mërkure të muajit nëntor,  Myftiu i Kosovës kishte zgjedhur ambientet e Medresesë Alauddin në Prishtë të bashkëbisedoi  me nxënësit e Medresesë.  Pas leximit ët disa ajeteve kuranore nga nxënësi Gentrit Osmani, drejtori i Medresesë Jakup Çunaku i uroj mirë se ardhje Myftiut dhe në emrin e shkollës e uroj për rizgjedhjen në pozitën e Kryetarit të BIRK-ut edhe për një mandat.  Pastaj, drejtori hapi bisedën me Myftiun duke kërkuar nga ai të ndanë disa përvoja personale duke qenë  si ish medresistë, pastaj mësimdhënës e drejtor i Medresesë për disa vite.

Myftiu Naim ef. Tërnava shprehu kënaqësinë  e tij që sonte është në Medresesë duke shtuar se kjo shkollë në çdo kohë dhe rrethana ka dhënë kontributin e vet për edukim fetar e atë kombëtar. Ai porositi  nxënësit që edhe me tej të angazhohen në mësimin e drejtë e parimeve fetare nga bankat e kësaj shkolle, duke shtuar kujdesin se edukimi jo i drejtë fetarë sjellë pasoja të mëdha për shoqërinë njerëzore, sikur që tani jemi dëshmitarë i zhvillimeve të ndryshme anë e kënd botës.

Së bashku dhe me ndihmën e Zotit të bëjmë shumë që të ndërtojmë këtë shoqëri  tutje, me vlerat tona kombëtare e fetare dhe ne do jemi akterë të rëndësishëm në të ardhmen  brenda trojeve tona, Ndaj vlerat tona si morali, respekti, nderi,  besa e shumë të tjera nuk duhet anashkaluar asnjëherë, tha Myftiu i Republikës.

Njëherit Myftiu i uroj nxënësit me rastin e muajit të Rebiul Evvel , duke udhëzuar nxënësit që ta kenë shembull praktik figurën e Muhamedit a.s. dhe mësimet e tij.

Nxënësit e Medresesë patën rastin për të shtruar pyetje të natyrave të ndryshme dhe në fund morën një foto të përbashkët.

MM Alauddin

14 nentor 2018

Ndaje: