Një delegacion i lartë saudit po viziton Kosovën e në agjendën e tyre protokollare ishte edhe shkolla jonë.
Këtij delegacioni i printe z. Abdulaziz Alamar , zëvendësministër për çështje fetare e vakëfe i Mbretërisë së Arabisë Saudite i shoqëruar me bashkëpunëtor. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë z. Abdullah Abdulkerim. Delegacionin e shoqëronte Myftiu i Republikës së Kosovës z. Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtor.
Ata u pritën nga drejtoi i medresesë Alauddin z. Bahri Simnica me stafin e tij, i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe e njoftoi për historikun e medresesë, sfidat, punën dhe mbarvajtejn e procesin arsimor edukativ ne veçanti.
Mysafirët e nderuar patën rastin të njihen për së afërmi me objektin e bukur të medresesë dhe pos tjerash edhe të vizitojnë nxënësit në një pjesë të orës mësimore.
Ata u kënaqën me punën që panë në medresenë tonë duke mbetur me shpresë së vizitat e ndërsjella do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Medreseja falënderon delegacion në fjalë dhe Myftiun Tërnava më bashkëpunëtor për kohën e tyre të shtrenjtë që ndanë me ne.