Dy dekada në arsim, ME JU FILLOI NDRYSHIMI

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të paraleles së vajzave në Medresenë Alauddin në Prishtinë ‎(1997-2017) u mbajt një program i veçantë festimi, në të cilin qenë të pranishëm Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, dhe krerët e shumicës së Këshillave të BIK të Kosovës.

Çaste të veçanta mallëngjimi për shkollën dhe kohën e kaluar solli prania e 20 gjeneratave, para të cilave u shfaq një dokumentar i posaçëm. Edhe vetë myftiu Tërnava nuk mbajti fjalimin që kishte përgatitur, sepse kujtimi i ngjarjeve të kohës së para 20 viteve me këtë rast ishte fjalimi më i veçatë i tij.

Para ish nxënëseve të Medresesë u shfaq edhe një program kulturor, përgatitur nga nxënëset aktuale.

Me këtë rast medreseja ndau tri mirënjohje: njërën për Kryesinë e BIK, për vendimin e marrë për hapjen e paraleles para 20 viteve; njërën për Haxhi Ilaz Ukën, për kontributin financiar të dhënë atëherë; dhe njërën për Shahë Memishin, për kontributin e dhënë në edukimjn e vajzave që nga gjenerata e parë.

Pas programit për gjithë të pranishmit u shtrua një koktej rasti.

 

Ndaje: