Me daten 08.11.2011, u nisem pёr nё Turqi. Ky ishte njё ekskursion i organizuar nga drejtoria e Medresesё Alaud-din. Nё kёtё ekskursion morrёn pjesё maturantet(nxeneset e klasesve te 13-ta) nga dy paralelet e ndara fizike ( Prishtine, Prizreen),profesoret kujdestare pёr tё dy klasёt si dhe drejtori ё shkolles z.Bahri Simnica.
Udhёtimi u bё me aeroplan. Natё e parё e kaluam nё Stanboll.
Te nesermen u nisem per ne Bursa. Qytet ky i njohur pёr numrin e madh te shqipёtarёve. Me te mberrire atje , vizituam Xhamine e Madhe ( Ulu cami).Ciceroni qe na shoqeronte gjate udhetimit , na njoftoi me historikun e lashte te asaj Xhamie.
Vazhduam me vizita edhe ne disa Xhamia te tjera.
Ate natё u vendosem nё njё konvikt , ku qёndronin vajza te fakulteteve te ndryshme. Ishte nje rast shume i mire pёr ne qё tё njiheshim me botёn studentore tё studenteve turke.
Mengjezi zbardhi , rruga na priste. U nisem per ne Qanakkale. Shkuam ne nje menze te nje konvikti pёr kurs tё Kur’anit ( Kuran kursu yoneticisi , Kamil kucuk). Ku nga drejtori i atij konvikti morrem nga njё dhuratё.
Pas rreth 6 ore rruge u kthyem ne Stamboll. Prej dates 11 tetor qe rezultonte te ishte dita e katert , do te shetisnim vetem pёrbrenda Stambollit.
Destinacioni i parё nё Stamboll ishte parku qё pёrmbante shumё e shumё monumente historike, kulturore, arkitekturore tё tёrё Turqise.
Pas kёsaj vizite, qe ishte shumё interesnat pёr ne patёm nderin qё tё ishim musafir tё Huseyin Kansu, deputetit te partisё se Kryeministrit Erdogan.
Prej aty vizituam njё Xhami. Çdo vend qё vizitonim ishte me i bukur se ai paraprak.
“PANORAMA” qe destinacioni i rradhёs. Nje pikturё gjigande e bashkangjitur me nje zё nё prapavi , demonstrim i paparё i çlirimit te Stambollit. Kjo ngjarje historike aq e rёndesishme ishte shfaqur ne mёnyrё shume interesnate. Ishte diqka qe na e kishte mёsuar historia , por dukej se atёherё po e perjetonim atё.
Xhamia e mirenjohur ,Xhamia me gjashtё minare, apo Xhamia Sulltan Ahmet ishte caku ynё pas asaj vizite mbreselenese. Patem fatin qё pёrёndimin e diellit ta perjetonim duke e dёgjuar ezanin qё thirrej nё atё Xhami.
Nё vizitёn e sё nesёrmes ishim mysafir tё drejtorit tё Drejtoratit tё Arsimit pёr pjesёn Aziatike tё Stambollit.
Prej aty shkuam ne Xhaminё “Yeni Camii” . Vizita e radhёs ishte nё komunёn Bahceli evler belediyesi , aty drekuam e pastaj shkuam nё Oto Park , nё lagjen Camlica ,vend prej tё cilit dukej njё pjesё bukur e madhe e Stambollit. Nё mbrёmje vazhduam pёr nё Pendik.
Çdo ditё pёrfshinte vizita te reja. Dita tjeter na gjeti nё shkolla te ndryshme te Stambollit.
Vizituam shkollen fillore dhe me temse Ozel afsa Ahmet Mithaht Lisesi. Pastaj medresesne Anadolu Imam Hatip Lisesi-Pendik. Pastaj medresene Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi. Ku bёmё njё vizitё mё tё detajizuar tё objektit. U njohёm me kushtet e mёsimit, me nxeneset, me nivelin e avancimit et..
Mё pas shkuam tek pallati Beylerbey Sarayi pёr ta vizituar. Qelloi qё atё ditё tё ishte dite qё mbyllej pallati, por ata enkas pёr ne bёnё pёrjashtim dhe e hapen vetem per ne.
Pas asaj patem fatin tё pёrjetojme edhe diqka shume te bukur , njё udhetim 2-3 orёsh nё anije pёrreth Bosforit.
Me 14.10.2011 perfundoi vizita jone 1 javore nё Turqi. Pas shumё e shumё vizitave, momenteve te paharruara, na u desh qeё serish tё kthemi pёr tё vazhduar rrugёn, aty ku kishim mbetur…Padyshim qe do te jete experience e paharruar pёr ne si maturante.
Pёr fund i falёnderojmё tё gjithё ata qё mundesuan realizimin e ketij ekskursioni.
Nga: Albulena Hajraj 13/v
Medreseja e mesme Alaud-din
Prishtinё