Dr. Jahja Hindi, imam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdën e atktiviteteve të tij në Kosovë vizitoi edhe medresenë tonë.
Ai u prit nga drejtori i medrsesë z. Bahri Simnica dhe stafi arsimor e edukativ i shkollës.
Me këtë rast, imami në fjalë para nxënësve mbajti një ligjëratë të bukur dhe shumë domethënëse me temën “Islami fe e paqes dhe tolerancës”.
Gjatë fjalimit të tij Imami Hindi duke shkoqitur ajtete nga Kur’ani fisnik, hadithe nga tradita profetike e ngjarje dhe historia e ndritshme islame vuri në theks se islami promovon paqe e jo terrorizëm, dashuri e jo urrejtje, drejtësi e jo padrejtësi.
Në fund të programit drejtori i shkollës falënderoi përzemërsisht musafirin e nderuar dhe në shenjë respekti i dhuroi hartën e kosoves të sotlisur në gurë të çmuar si dhuratë nga Kosova dhe medreseja Alauddin.
Duke mbetur me shpresë se vizita të tilla do të kemi edhe në të ardhmën, nga musafiri u ndamë me mbresa të thella reciproke.
06.mars.2015
Prishtinë
Fotogaleria: