Java e parë e mësimit në Medrese përfundoi sot, dhe në bazë të vlerësimit nga stafi mësimor dhe nxënësit, ishte një javë e suksesshme. Nxënësit e klasëve të dhjeta dhe mësimdhënësit i kanë respektuar rregullat anti covid plotësisht, duke mundësuar një proces të rregullt dhe të mbarë mësimor, të qetë dhe pa probleme. Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje pë nxënësit, profesorët, dhe stafin teknik dhe administrativ të shkollës për këtë fillimvit të mbarë në kushte pandemie globale.