Kimberly A. Moore viziton medresenë

Lajme dhe aktivitete

Në vazhdën e aktiviteteve që mbahen në shkollën tonë ishte edhe ligjërata e mbajtur nga Kimberly A. Moore nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ve / Këshilltare ligjore – Kosovë.

– Në amfiteatrin tani të njohur të medresesë në Prishtinë para nxënësve të shkollës Kimberly A. Moore u paraqit me një ligjëratë rreth të drejtave civile, më saktësisht vështirësitë me të cilat u ballafaquan raca e zezë përgjatë historisë në SHBA.

– Nga Xhimi Krou me ligjet e famshme të të cilit privilegjoheshin shumë të bardhët dhe përçmoheshin të zinjtë, e deri te fitimi i të drejtave të tyre nga kjo pjesë e shoqërisë amerikane ishte një rrugë e gjatë e plot mundime, shpjegoi ligjëruesja në fjalë.

– Dallimet midis të bardhëve dhe të zinjve nuk ishte thjesht dallim ngjyre siç duhej të ishte por në fakt një dallim dhe padrejtësi që nuk harrohet. Padrejtësitë e bëra ndaj të zinjve dhe efektet e ashpra ndaj arsye që shkelnin ligjet e Krout bëri që shumë të zinj të linçoheshin. Nga një statistikë e besueshme del se për shkeljen e ligjeve të Krout vetëm në mes viteve 1882 – 1968 janë regjistruar 3437 linçime të të zinjve.

– Pas shumë sfidave e përpjekjeve të zinjtë si pjesë e shoqërisë amerikane fituan të drejtat e tyre.

– Në vitin 2009 senati i SHBA – ve kërkoi falje të zinjve për linçimet, keqtrajtimet, abuzimet, persekutimet dhe të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë nga të bardhët amerikan që ishin në pushtet në kohën e Xhim Krout.

– Këto dhe shumë të tjera mësuan nxënësit nga kjo vizitë që iu bë medresesë sonë.

Ndaje: