Në bazë të nenit 40 alineja 3. të Statutit të Medresesë së Mesme “Alauddin“ në Prishtinë. Pleqësia e Medresesë shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e Drejtorit të Medresesë së Mesme Alauddin”, me mandat katërvjeçar.
KUSHTET
Kandidatët e paraqitur duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të kryer Medresenë e Mesme dhe përgatitjen superior;
- Të kenë pesë vjet përvojë pune në punët dhe detyrat e arsimit;
- Të kenë cilësi moralo-fetare, dhe
- Të kenë aftësi menaxhuese dhe
Bashkë me kërkesën e paraqitur, kandidati duhet të bashkëngjis edhe këto dokumente:
- Dëshminë mbi kryerjen e Medresesë;
- Dëshminë mbi kryerjen e shkollimit superior;
- Dëshminë mbi përvojën e punës në institucionet arsimore;
- CV — në, dhe;
- Planin e punës për mandatin katër vjeçar.
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në Medresenë e Mesme Alauddin“. shkolla amë. Ky konkurs publikohet në adresën elektronike të Medresesë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 03/06/2020 deri më 23/06/2020 në ora 16.00.
Dokumentet e pakompletuara. si dhe ato që arrijnë pas afatit tw paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Kryetar i pleqësisë
Mr. Samir Ahmeti