Medreseja Alaudin

Maturantët e medresesë së Prishtinës bëjnë hatme

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Maturantët e medresesë së Prishtinës më datën 23  të muajit prill  kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar tri vite mw parw.

Drejtori Bahri SIMNICA hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Me fjalë rasti u paraqit Myfti i Republikës Mr. Naim TERNAVA i cili uroi nxënësit, shkollën por edhe familjarët prezent për këtë sukses. Ai vuri në theks përkrahjen e BIRK-ut në rrugën e ndritur të kësaj shkolle në edukimin e brezave.

Me fjalë rasti i paraqitën kujdestarët e klasëve Mr. Xhevdet RUSINOVCI dhe Mr. Driton ARIFI dhe arsimtari i lëndës Mr. Ekrem MAQEDONCI.

Ky  manifestim vazhdoi me  leximin e një poezije  për Kur’anin dhe disa ilahive të bukura.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secili nxënës. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira. Duanë në gjuhën arabe e lexoi nxënësi Alban Doli ndërsa në gjuhën shqipe nxënësi Besim Krasniqi.

Në këtë manifesitm shkolla ndau edhe mirënjohjet për nxënësit më të dalluar në këtë vit shkollor.

Qoftë ky Kur’an i mësuar në këtë shkollë udhërrëfyes në këtë jetë ndërsa dritë e shefat në botën e ardhshme për të gjithë ne.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Ndaje: