Medreseja Alaudin

Maturantet e Medresesë Alauddin bën duanë e Hatmes

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

E premtja  e parë e muajit Maj të vitit 2013 ishte një ditë e veçantë për maturantet e Medresesë Alauddin në Prishtinë. Ato në këtë ditë kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar që në vitin e parë  me një dua special në prani të një numri të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe të familjarëve të shumtë anë e kënd Kosovës.

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese. Më pastaj drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Pastaj në  foltore doli kujdestari dhe njëherit edhe profesori i lendes së Kur’anit  Jakup  Çunaku , i cili  iu drejtuat të pranishmëve  me fjalët miradije për këtë gjeneratë.

Më pastaj në emrin ë nxënësve i falënderoi nxënësja Merjeme Kqiku profesorët , administratën e shkollës dhe te gjithë familjarët. Ai nuk kurseu fjalët më të mira për këtë tempull dije, qe do mbetet gjithnjë në kujtesën tonë, përfundoi ajo.

Në vazhdim në emër të familjarëve  iu drejtua  Dr.Zija Abdullahu, i cili i entuziazmuar me suksesin , ai theksoi se për këtë është meritor të falënderohet Allahu.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dynjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

03.05.2013

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Ndaje:

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin