Maturantët e Prishtinës bënë hatme Kur’anin Fisnik

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Maturantët e medresesë së Prishtinës më datën 06. të muajit maj  kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar që në vitin e parë .

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese.  Më pastaj drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Pas drejtorit me fjalë rasti u paraqit kujdestari i  klasës Muharrem Tërnava i cili pasi falënderoi Allahun për këtë të mirë të madhe falënderoi edhe prindërit për besimin që kishin në mëdrese kur katër vite më parë  pranuan që ne  të I  edukonim e mësonim  fëmijët e tyre. Pas fjalës së kujdestarit para të pranishmëve u paraqit  profesori i  lëndes së Kur’anit  Jakup  Çunaku  i cili  iu drejtua të pranishmëve  me fjalë miradije për këtë gjeneratë

Ky  manifestim vazhdoi me  leximin e një eseje për Kur’anin nga nxënësi maturant  Aid Musliu  dhe një ilahi nga nxënësi Egzon Ibrahimi.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira. Duanë në gjuhën arabe e lexoi nxënësi Egzon Ibrahimi ndërsa në gjuhën shqipe nxënësi Sahit Ibrahimi. Moderimin për këtë manifestim e bëri nxënësit Shpëtim Sahiti.

Qoftë ky Kur’an i mësuar në këtë shkollë udhërrëfyes në këtë jetë ndërsa dritë e shefat në botën e ardhshme për të gjithe në.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Ndaje: