Medreseja Alaudin

Mbahen garat në Kur’an për nxënësit e medresesë Alauddin

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Medreseja e Alauddin e Prishtinës në këtë vit priti ngrohtësisht garuesit për Garat në Kur’an  2014 për nxënësit në nivel shkolle.

Këto gara u zhvilluan në nivel të paraleleve dhe duke shpalosur dijeninë e tyre në lexim të Kur’anit, në  sqarimin të rregullave te Texhvidit dhe në thënie përmendësh  të pjesëve të Kur’anit fisnik.

Prof. Ekrem Maqendonci moderoi në këtë eveniment të cilin edhe e filloi me një hyrje të mrekullueshme duke filluar me falënederim Allahut, salavate pejgamberit a.s. dhe fjalë të bukura për Kur’anin dhe vlerën e tij.

Komisioni vlerësues i përbërë nga katër anëtarë, në krye te komisionit ishte Kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajagra, Jakup Çunaku mësimdhënës i Kur’anit nga Medresesë amë,  Almedin Ejupi mësimdhënës në paralelen e ndarë fizike në Prizren dhe Mustafë Hajdari mësimdhënës nga paraleleja e ndarë fizike në Gjilan.

Fillimisht me në emër të Kryesisë së BIRT-s  uroj këto gara Sabri ef. Bajgora i cili vuri në pah rënëdësinë e Kur’anit fisnik dhe vlerën e këtyre garave si rrjedhojë.   Më pastaj moderatori ftoi drejtorin  e Medresesë Bahri ef. Simnicën për  një fjalim dhe të i shpall Garat të hapura zyrtarisht.

Garat filluan me klasat e 11-ta, dy nga Prishtina, një nga Prizreni dhe një nga Gjilani, duke vazhduar me ato të 12-tat dhe duke përfunduar me ato të 13-tat.

Gara ishte emocionale dhe me të vërtetë dolën në pah përgatitje e jashtëzakonshme të nxënësve dhe punën që po medreseja po bën me këta nxënës në të gjitha fushat.

Në fund komisioni vlerësues shpalli edhe fituesit e këtyre garave e që ishin:

Viti 11:

Vendi i parë: 11/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 11/1 Prishtinë

Vendi i tretë: 11/ Gjilan

Vend i katërt: 11/ Prizren

Viti  12

Vendi i parë: 12/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 12/ Gjilan

Vendi i tretë: 12/1  Prishtinë

Vend i katërt: 12/ Prizren

Viti  13

Vendi i parë: 13/ Gjilan

Vendi i dytë: 13/ Prishtinë

Vendi i tretë: 13/  Prizren

Në fund të garave drejtoria iu ndau të gjitha fituesëve dhe garuesëve dhurata dhe mirënjohje.  Krejt në fund, në restaurantin e shkollës  u shtrua një drekë për të gjithë nxënëset dhe profesorët.

Medreseja Alauddin

Prill, Prishtinë 2014

Në vijim FOTOGALERIA:

Ndaje: