Medreseja Alaudin

Medresantët përfaqësojnë Kosovën në garat botërore të Kur’anit! Ata zgjedhen ndër dhjetë më të mirët

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në fillim të muajit prill u mbajtën garat botërore Kur’anore në Kuëait ku Kosovën e përfaqësuan nxënësit tanë të dalluar Armend Beqiri 11/1 edhe Besir Musliu 10/2. Në këtë garë morën pjesë rreth 60 shtete nga mbarë bota, vlerësuar nga autoritetet përgjegjëse si garë e dalluar.

Nxënësit Armend dhe Besir Musliu u vlerësuan nga juria për leximin e rrjedhshëm dhe bukur këndimin e Kur’anit famëlartë.

Gara e Kur’anit në Kuëait ndahej në tri kategori: 1. Tërë Kuranin në një Kiraet, 2. Kur’anin në dhjetë Kiraete dhe 3. Lexim të bukur dhe të përpiktë të Kur’anit Fisnik.

Me këtë garë nxënësi ynë nga mederseja e Prishtinës Armend Beqiri nga klasa 11/1 u kualifikua në dhjetëshën e parë në lexim (Tilavet) dhe po ashtu u rendit në vendin e tetë në garën botërore Kur’anore në Kuëait.

Në ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve mori pjesë edhe hirësia e tij mbreti Shejh Sabah Xhabir el-Sabah i cili u nda i kënaqur në korrektësinë e jurisë gjatë vlerësimeve të garuesve.

Allahu i shpërbleftë nxënësit tanë të cilët e përfaqësuan vendin tonë Kosovën me një dinjitet të lartë si dhe lusim Allahun që të na i shtoj sukseset në të gjitha fushat.

Prill, 2015

Prishtinë

Ndaje: