Medreseja Alaudin

Medresanti Vesel Sylejmani morri pjesë në garat e Kuranit në Stamboll

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Edhe në këtë vit Medreseja Alauddin morri pjesë në Garat e Kuranit të mbajtura në Stamboll.  Nxënësi i vitit të 13 Vesel Sylejmani ishte ai që përfaqësoi shkollën tonë në këto gara. Ai më paraqitjen e tij mahnitëse la shumë mbresa tek të pranishmit, i cili u dekorua me mirënjohje dhe me një shpërblim.

Ia vlen të theksohet se këto gara të Kur’anit në Stamboll janë shumë të rëndësishme kur  dihet se më shumë së 35 të botës morën pjesë, në mesin e tyre edhe shumë lexues nga Egjipti që njihet edhe si djepi i mjeshtërve të leximit të Kur’anit.

Urojmë që nxënësit tonë edhe në të ardhmen të arrijë suksese në gara të tilla kudo që ato zhvillohen.

Ndaje: