Medreseja shënon me aktivitete të larmishme 66-të vjetorin e saj

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

WhatsApp Image 2017-11-01 at 07.56.16 (1)

 

 

 

Data 1 Nëntori për Medresenë e Mesme Alauddin është një datë e veçantë, ngase me të ndërlidhet datëlindja e themelimit dhe pikënisja e funksionimit të shkollës sonë. Andaj, sot në ambientet e shkollës sonë këtu në Prishtinë është shënuar dhe kremtuar “Dita e Shkollës” me aktivitete të larmishme duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit.

Të pranishëm pos nxënësve të shkollës ishin stafi i Medresesë këtu në Prishtinë, dhe ata nga paralelet e ndara në Prizren dhe Gjilan, të cilët kishin ardhur me një numër të nxënësve të tyre për të marrë pjesë në manifestimin e sotshëm.

Fillimisht të tubuar në amfiteatrin e shkollës, u bë hapja e këtyre aktiviteteve me manifestimin kryesor. Manifestimi u hap me lexim të një pjese nga Kur’ani Fisnik, e më pastaj u bë intonimi i himnit shtetëror dhe atij kombëtar.

Më pas fjalën e mori drejtori i shkollës Mr. Jakup Çunaku, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi nxënësit për aktivitetin e tyre me rastin e “Ditës së Shkollës”, shpalosi disa nga vlerat e larta dhe dhe ngjarjet më me peshë nepër të cilat kaloi shkolla jonë, duke iu uruar nxënësve dhe stafit suksese të mëtutjeme në rrugën e arsimimit dhe edukimit të mirëfilltë fetar e kombëtar në këtë shkollë.

Manifestimi vazhdoi me ilahi nga kori i nxënësve dhe i nxënëseve të shkollës sonë, si dhe me recitale të shkëllqyeshme dhe poema të përgatitura enkas për këtë ditë.

Në fund u ndanë mirënjohjet nga drejtori i shkollës edhe për tri esetë më të mira të shkruara nga nxënësit e shkollës mu për ditën e shkollës, aktivitet ky i organizuar dhe mbikëqyrur nga profesorët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe prof. Shaha Memishi dhe prof. Besnik Jaha.

Pas përmbylljes së pjesës ceremoniale, aktiviteti “Ditës së Shkollës” vazhdoi me pjesën sportive ku pos nxënësve të Medresesë këtu në Prishtinë, morën pjesë nxënësit nga Prizreni e Gjilani.

E lusim Zotin e Madhërishëm që sukseset dhe begatitë e Tij, mbi këtë vatër të dijes të mos mungojnë asnjëherë.

 

??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ???????????????????????????????

 

Ndaje: