Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,
Ju njoftojmë se viti i ri shkollor 2023/24 do të fillojë më 4 shtator, ditë e hënë.
Sipas Udhëzimit Administrativ 21/2023 të MASHTI-t, viti shkollor fillon më datë 1 shtator, por meqenëse ShML “Medreseja Alauddin” është shkollë konviktore, ka vendosur që ditën e parë të vitit të ri shkollor ta zëvendësojë më vonë, dhe kështu të plotësohen ditët e kalendarit në përputhje me Udhëzimin Administrativ 21/2023.
Drejtoria e shkollës ju uron për një vit të mbarë shkollor, të mbushur me shëndet dhe suksese.
Prishtinë, 29.08.2023