Nxënësit e nxënëset e medresesë sonë kurorëzuan suksesshëm edhe një aktivitet humanitar. Të shtyrë nga bindja e domosdoshmërisë për ti ndihmuar atyre që kanë nevojnë ata vullnetarisht dhuruan gjak.
Ekipi i Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut më 31.03.2011 ishte prezent në shkollën tonë me që rast suksesshëm përfundoi punën për marrje vullnetare të gjakut.
Ekipi përbëhej nga: Dr. Hakif Hoxha, Bukurie Maloku, Nazmi Buqani, Tahire Kika, Orhan Kurshumliu, Fadil Mahmuti, Adnan Zeqiri dhe Rifat Shaqiri.
Ishin gjithsej 55 dhurues, 27 meshkuj dhe 28 femra. Të grupit A kishte 23 dhurues, B 7, AB 3 dhe O 22 dhurues.
Vlen të ceket se pos nxënësve gjak dhuruan edhe disa mësimdhënës.
Ky aktivitet për shkollën tonë tanimë është tradicional.
Lusim Zotin që ky gjak i dhuruar nga nxënësit tanë të shpëtoj jetë, sepse motoja tani na është e njohur:
“DHURO GJAK, SHPËTO JETË”