Medreseja Alaudin

Perkujtohet lindja e Muhamed Mustafasë a.s. në Medresenë Alauddin

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Lindja e Muhamed Mustafë u përkujtua sot në amfiteatrin ë Medresesë Alauddin më një bashkëbisedim me hoxhën Milazim ef. Jashari nga Mitrovica.  Me këtë rast hoxha ndau me nxënësit tanë  momente nga e kaluara e tij në cilësinë  e hoxhën se si në të kaluarën është përkujtuar lindja e Muhamedit a.s., por njëherit foli edhe për sfidat , problem që ka hasur përgjatë kryerjes së  misionit të hoxhës ndër vite.

Mulla Milazimi ka lindur në Mitrovicë në vitin 1939 dhe ka filluar punën imam që nga viti 1958. Ndaj për gjatë 25 viteve kishte shërbyer Imam në xhaminë e Ibrit, xhami e cila është rrënuar në luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999.

 

Krejt në fund, hoxha  i nderuar porositi nxënësit që të punojnë shumë dhe të  duan misionin e thirrësit në Islam.

viber-image5

 

 

 

Ndaje: