Në një ambient të bukur dhe atraktiv në medresenë Alauddin u shënua manifesitmi i mevludit-ditëlindjes e të dashurit tonë Muhamedit a.s..
Programi u hap me ashere nga Kur’ani fisnik të cilën e këndoi nxënësi maturant Vesel Sulejmani.
Me fjalë rasti u paraqit drejtori Bahri Simnica i cili pasi falënderoi nxënësit dhe kujdestarin për këtë organizim në mënyrë të veqantë falënderoi hoxhën musafir Ilaz ef. Rrahmanin. Drejtori në fjalën e tij theks të veqantë i dha karrierës së bujshme të hoxhës dhe aktivitetetve të tij të shumta në thirrje-davet.
Pas disa ilahive e monologjeve fjala kryesore ishte për këtë musafir të nderuar i cili pa dyshim se ishte freskia dhe kënaqësia më e madhe e këtij programi.
Mulla Ilazi në dersin e tij për pejgamberin a.s. theksoi shumë fakte me të cilat argumentoi se Muhamedi a.s. duhet të jetë shëmbëlltyrë për të gjithë ne dhe se në pasimin e tij është shpëtimi ynë. Ai takimin e tij me ne e përfundoi me një poezi të mrekullueshme me të cilën i kënaqi dhe fascionoi të gjithë. Hoxha ishte shumë aktiv dhe energjik anipse në moshë të shtyer saktësisht 90 vjet.
Ai nga nxënësit u nda me këshillën që të i ndëgjojnë dhe respektojnë mësuesit e tyre dhe të shfrytëzojnë kohën maksimalisht.
Shkolla falënderon mulla Ilazin për kohën dhe kontributin e tij për nxënësit e shkollës sonë.
16.01.2014
Prishtinë