Këto ditë në Ankara drejtori i M.M. Alauddin, Jakup Çunaku, së bashku me koordinatorin e degës në Gjilan, Arben Nezirin, dhe dekanin e FSI-së në Prishtinë, Dr. Fahrush Rexhepin, takuan një numer të studentëve nga Kosova. Me ata u biseduan për rëndësinë e avancimit të tyre në shkenca të ndryshme, si dhe për çështjen e arsimit në institucionet tona arsimore në Kosovë. Ndër të tjera drejtori i Medresesë shfrytëzoi rastin të bashkëbisedojë edhe me studentët që e kanë perfunduar Medresenë Alauddin, duke i njoftuar ata për proceset që tani po kalon Medreseja, si dhe për sukseset dhe sfidat.
Kjo vizitë u realizua falë organizatës turke Besader, e cila për 10 vjet radhazi tubon studentët nga Ballkani.