Medreseja Alaudin

Task Forca e shkollës mbajti mbledhjen e radhës

Lajme dhe aktivitete

Task Forca e shkollës sot mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi drejtori i shkollës Fadil Hasani, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve.

Në mbledhje u shqyrtua mbarëvajtja e procesit mësimor në gjendje pandemie, dhe respektimi i masave anti covid për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve dhe stafit arsimor edukativ.

Anëtarët e Task Forcës konstatuan se niveli i respektimit të masave parandaluese është i kënaqshëm, dhe deri më tani nuk ka asnjë të infektuar dhe me shfaqje simptomash në mesin e nxënësve dhe stafit. Megjithatë, në mbledhje njëzëri u kërkua për shtim të kujdesit në kuptim të mbajtjes së maskave, respektimit të distancës, higjienës personale, dhe dezinfektimit, në mënyrë që procesi mësimor të mund të vazhdojë pa probleme.

Drejtori falënderon të gjithë nxënësit, stafin dhe Task Forcën për zbatimin e masave anti covid.

Ndaje: