Nxënësit e medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë e thanë fjalën e tyre:” Hiq dorë sot! Nesër bëhet vonë”. Me këtë moto në amfiteatrin e medresesë organizuan dhe paraqitën një program të pasur dhe shumë efikas kurdër pirjes së duhanit.
Siq e do rendi programi filloi me ajete nga Kur’ani fisnik ajete nga i cili lexoi nxënësit Ajdin Aliji.
Meqë drejtori ishte për punë zyrtare jashtë shkollës në emër të tij para të pranishmëve u paraqit prof. Muharrem Tërnava.
I ftuar për të ligjëruar rreth duhanit dhe dëmeve të tij në aspektin mjekësor-shkencor ishte Dr. Agron Rexhepi. Dr. Rexhepi në paraqitjen e tij të mrekullueshme veq argumenteve shkencore për dëmet e duhanit dhe pasojat e tij në spikamë vuri edhe aspekte tjera të rëndesishme për nxënësit në veqanti rëndësia e të ushqyerit mirë dhe aktivitetet fizike.
Për rrezikun e duhanit dhe dëmet e tij nga kënvështrimi islam para të pranishmëve me një ligjëratë të shkurtër por shumë domethënëse u paraqit prof. Samir Ahmeti.
Programi ishtë i pasur edhe me monolg, sllajde rreth duhanit dhe rrezikut të tij, fotogaleri e aktiviete tjera përcjellëse.
Programi përfundoi me përshtypje shumë të mira për organizimin dhe rezultatet e synuara u arritën. Kështu ishtë bindja e të gjithë pjesëmarrësve.
” Hiq dorë sot! Nesër bëhet vonë”.
03.12.2014
Prishtinë