Categorized | Aktivitete

Aktivitet edukativo-kulturor në Fushë Kosovë

“Rina e shëndoshë për një shoqëri të shëndoshë” ishte motoja e aktivitetit të cilën e organizoi medreseja e mesme Alauddin  në komunën e Fushë Kosovës. Aktiviteti u organizua nga Medreseja në bashkëpunim me Drejtoratin për arsim në komunën e Fushë Kosovës.

Programi i përgatitur kryesisht nga nxënësit e komunës së Fushë Kosovës që vijojnë mësimet në medresenë e Prishtinës filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani fisnik të cilat i lexoi nx. Egzon Ibrahimi.

Programin e moderuan nx. Bardha Kqiku dhe Mervan Siminica

Pasi falënderuan pjesëmarrësit dhe ata që përkrahën këtë iniciativë ftuan drejtorin e medresesë z. Bahri Simnicën për një fjalë rasti. Drejtori në fjalën e tij theksoi se medreseja Alauddin do të inicioj dhe përkrahë çdo iniciativë që ka për qëllim ngritjen e vlerave dhe përkrahjen e rinisë dhe ruajtjen e saj nga çdo dukuri negative.

Duke e falënderuar përzemërsisht për përkrahjen e tij në skenë për fjalë rasti u ftua drejtori i drejtoratit për arsim të Fushë Kosovës z. Islam Shabani.

Të pranishmit patën rastin që të ndëgjojnë në pika të shkurtra historikun e medresë pë tu njohur më mirë me këtë vatër të arsimimit e edukimit. Atë e lexuan nx. Kenan Tërnava dhe Marigonë Gashi.

Ligjërata e përgatitur dhe paraqitur mrekullueshëm nga Mr. Jakup Cunaku personifikoi thelbin e këtij takimi të begatë. Ai në temën e tij për rininë dhe vlerën e saj vuri në theks nevojën për edukim të mirëfilltë dhe kujdes të veçantë për këtë etapë jetike për shoqërinë. Edukimi islam është një garancë e ruajtjes së rinisë dhe e shoqërisë si tërësi. Është begatia me të cilën Allahu i Lartë e nderoi njerizimin.

Pas ligjëratës u paraqitën Sllajde lidhur me sfidat dhe nevojën për ballafaqim serioz me to.

Ish nxënësja e medrese Arta Dumani e zbukuroi edhe më këtë takim me një monolog të mrekullueshëm.

Për ta bërë të hareshëm këtë aktivitet para për pranishmëve përformuan kori i vajzave dhe i djemve i medresesë Alauddin të Prishtinës.

Të pranishmi u ndanë shumë të kënaqur më programin duke uruar që të tillë ta organizohen përsëri.

Medrseja Alaudin shprehu gatishmërinë që të jetë gjithmonë aty ku punohet për tër mirë e për të mbarë.

Programi u mbajt më 21.04.2011  në sallën e kulturës në Fushë Kosovë me fillin në ora 17:00

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

One Response to “Aktivitet edukativo-kulturor në Fushë Kosovë”

  1. gezohem shum per manifestimin e ketij aktiviteti shum te nevojshem,lus ALLAHUN qe tua mundeson te keni edhe me shum aktivitete te tilla.Allahu u dhasht dituri te sdrejt e te sinqert dhe pune te vazhdueshme… me respekt jasir krasniqi–jordan.

Trackbacks/Pingbacks


“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Kyqu në E-mail