Medreseja Alaudin

Donacion nga shkolla binjake “Shehid Omer Halis Demir”

Lajme dhe aktivitete

Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë ka pranuar një donacion nga shkolla e binjakëzuar “Shehid Omer Halis Demir” në Ankara, ku përmes Dijanetit të Turqisë, në ambientet e Medresesë në Prishtinë është bërë dhurimi i këtij donacioni.
Me 20 tabela të mençura së bashku me projektor dhe 400 kuranë është pajisur nga sot kjo shkollë, me anë të së cilave synohet të përmirësohet edhe më tutje mësim-nxënia.

Drejtori Fadil Hasani dhe Myftiu i Republikës Naim Tërnava, në prani të një pjese të nxënësve dhe të stafit arsimor edukativ, i falënderuan përfaqësuesit zyrtarë të Dijanetit dhe të Ambasadës turke në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme për Medresenë, dhe së bashku me mysafirët u shprehën të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit.

Në shenjë falënderimi, drejtori Hasani u ndau mirënjohje përfaqësuesve të Dijanetit dhe të Ambasadës për kontribut dhe mbështetje të vazhdueshme për shkollën.

image

Ndaje: