Medreseja Alaudin

Gara në fushën e njohurive të përgjithshme – “KUIZI 2011”

Lajme dhe aktivitete

Të premten, më 04.03.2011, duke filluar nga ora 10, si dhe të hënën, më 07.03.2011, me fillim nga ora 9, në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, organizohet Kuizi i Njohurive të Përgjithshme “KUIZI 2011”.

Për dy ditë me radhë, vajzat të premten, dhe djemtë të hënën, do të garojnë me njëri tjetrin për njohuritë e fituara të tyre në shumicën e lëndëve mësimore. Në garë marrin pjesë përfaqësuesë të të gjitha paraleleve në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Nxënësit do të garojnë në këto lëndë mësimore: Gjuhë Arabe, Akaid, Fikh, Histori, Gjuhë Angleze, Gjuhë Shqipe, Tefsir, Hadith, Matematikë, Fizikë, Kimi, Informatikë, dhe Biologji. Për garuesit fitues parashihen shpërblime. Programi, përpos pjesës garuese, do të përfshijë edhe pjesë të ndryshme skenike të organizuar nga nxënësit.

Drejtoria e Medresesë “Alauddin”, me kënaqësi fton të gjithë nxënësit dhe personelin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan që të jenë pjesë e këtij programi.

Kuizi i Njohurive të Përgjithshme organizohet vite me radhë në Medresenë “Alauddin”, dhe si i tillë, është i karakterit intern.

Ndaje: