Categorized | Aktivitete

Maturantët e Medresesë vizitojnë Turqinë

Me  datën 15.10.2011  maturantët e Medresesë Alaud-din në Prishtinë së bashku më ata të paraleleve të ndara në Prizren dhe Gjilan u nisën në një ekskursion një javor për në Turqi . Numri i nxënësve gjithsejt ishte 70  nga tri paralelet e ndara të djemëve. Në shoqërim të tyre  ishin edhe 5 profesorë kujdestarë nga tri paralelet e Medresesë .

Rrugëtimi është bërë më airoplan deri në Stamboll.  Në airoport ata  janë pritur nga autobusët  e servuar enkas për nxënësit e Medresesë  nga kryetari I komunës së Pendikut- Prefektura e Stanbollit.

Gjatë ekskursionit  6 ditor  maturantët e shkollës sonë patën rastin të shetisin dhe t’i vizitojnë disa prej atyre vendeve që kanë rëndësi  fetare, historike dhe kulturore si për Turqinë,  por edhe në nivel ndërkombëtar.

Ekskursioni përfshiu tri qytete të Rep. së Turqisë atë të Stambollit, Bursës dhe Çanakalasë.

Në Stamboll  maturantët patën rastin të shohin xhamitë që njihen për vlerat e tyre fetare,  artistike,  dhe  historike. Pastaj janë vizituar disa nga sarajet-pallatet  historike të kalifëve të perandorisë Osmane , si dhe u realizua një  lundrim 2 orësh  me anije nëpër grykën e Bosforit, gjë  që mundësoi një relaks dhe kënaqësi të veçantë për nxënësit.

Pastaj maturantët patën rastin që të vizitojnë qytetin e Bursasë, përfekturë kjo që njihet se jetojnë në të një numër i  madh i bashkëkombasëve  tanë prej viseve të ndryshme shqiptare.

Aty janë pritur nga komuniteti shqiptar, Sekretari i përgjithshëm i komunës së Bursës, dhe kanë bërë vizita nëpër monumentet kryesore historike të këtij qyteti e që pa dyshim se më e veçanta e saj ishte vizita e Ulu Xhamisë(Xhamia e Madhe) që  njihet për vlerën e saj artistike dhe antike  e ndërtuar qysh nga fundi i shekullit të 14-të nga Sulltan Pajaziti i I-rë.

Vizitë tjetër me rëndësi ishte ajo në qytetin e Qanakalasë, vend ky që njihet për betejën e perandorisë osmane kundër aleatëve evropian në vitin 1915 , që dëshironin depërtimin nepërmes Galipollit –Çanakkalasë për në Stamboll, por këtë betejë e fitojnë osmanët . Me këtë rast u vizitua edhe kompleksi memorial  i dëshmorëve  ku gjinden edhe emrat e disa dëshmorëve nga viset shqiptare.

Gjatë gjithë këtyre vizitave që  maturantët  e Medresesë Alaud-din bënë, kudo që kanë shkuar janë pritur nga zyrtarë të  lartë komunal, si në Stanboll, Bursa, Çanakale.

Maturantët e Medresesë Alaud-din në këtë ekskursion kanë qenë mysafirë të shkollës së mesme Anadolu Imam Hatip Lisesi, në  Kartal të Stanbollit, për të cilët shprehim falënderimet e përzemërta në emër të Shkollës sonë si dhe në emër  të drejtorisë së saj.

Vizita ishte mjaft mbresëlënëse dhe është vlerësuar mjaft interesante nga të gjithë maturantët e Medresesë.

Maturantët e shkollës sonë  ekskursionin e përmbyll ën  në ditën e Premte më 21.10.2011, kur edhe u kthyen me aeroplan në Prishtinë.

Zoti i ua shtoftë dhuntitë e Tij të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e këtij ekskursioni në çfarëdo mënyre qoftë.

Shënim:

Foto 1 : Medresantët u pritën nga zyrtarët e lartë të komunës  së Bahqelievlerit –Stamboll

Foto 2 : Takimi me ideologun e mirënjohur turk Osman Nuri Topbash

Foto 3 : Medresantët priten nga Kryetari i komunës së Pendikut –Stamboll

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

One Response to “Maturantët e Medresesë vizitojnë Turqinë”

  1. Buli says:

    se pari falenderojm Allahun xh.sh,dhe se dyti drejtorinë e shkolles qe na mundesuan te shkonim ne Turqi,vertet ishte nje kenaqsi e pa pershkrueshme.selamu alejkum.!

Trackbacks/Pingbacks


“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail