Categorized | Aktivitete

Medresistet nga Kosova vizituan Turqinë

Një rrugëtim që e pritnin me padurim, një vend të cilin e ëndërronin për ta vizituar prej kohësh.

Më datën 29.09.2012 maturantet e Medresesë” Alauddin “të Prishtinës dhe të Prizrenit mbërritën në aeroportin e Stambollit. Në këtë udhëtim ishin edhe kujdestarët e klasave Flamur Sofiu dh Jakup Çunaku, kurse nga profesorët ishin Ramadan Uka dhe Merjeme Uka.  Gjatë gjithë ekskursionit ne ishim mysafirë në konviktin e vajzave “Hajrie Xhemajl”, konvikt që sapo ishte ndërtuar. Mikpritja nga ana e tyre ishte shumë e përzemërt.

Gjatë këtij ekskursioni vizituam qytetin e Stambollit dhe Bursës.

Në Stamboll patëm rastin të vizitojmë : Xhamin e Ejub el Ensaritu, pallatet e sulltanit, Xhamin e Sulltan Ahmetit, Xhamin e Sulltan Fatih, Fatih Belediyesi, Yskydar, Universitetin 29 Maj, Miniaturën dhe Panoramën.

Kurse në qytetin tjetër qe vizituam ishe Bursa. Një qytet po ashtu historik. Gjatë vizitës së këtij qyteti mësuam shumëçka nga ciceroni, i cili na tregoi se Bursa dikur kryeqytet i Perandorisë Osmane ishte themeluar nga Brusja, nga i cili e kishte marr edhe vetë emrin Brusja, e që më pas ishte ndryshuar në Bursa. Ky qytet dikur ishte edhe qendër e mëndafshit.

Ullu xhami ishte një xhami tjetër që na magjepsi me bukurin e saj, me kupolat e shumta dhe me kaligrafit që e zbukuronin brendinë e saj. Kjo xhami kishte 20 kupola dhe 192 shkrime të cilat përmbanin; ajete , hadithe dhe thënie te ashabëve.

Rrugëtimi i maturanteve u përmbyll me një darkë të shtruar nga kryetari i Pendikut zotëri Salih Kenan. I pranishëm ishte edhe drejtori i shkollës së vëllazëruar me shkollën tonë prof. Mithat. Këta ishin edhe ata që e mundësuan udhëtimin tonë. Ne lusim Allahun që t’i shpërblej dhe t’i dhuroj suksese të mëtutjeshme.

Rrugëtimi  mbaroj me 06.10.2012, rrugëtim ky, që do mbes gjithmonë ne kujtimet  e maturanteve te medresesë.

E. Mehani

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 318 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail