Medreseja Alaudin

NJOFTIM- Fillon mesimi ne distance (online)

Njoftime

Njoftojmë të gjithë nxënësit e MM “Alauddin” në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren se, nga nesër (e hënë) do të fillojmë me mësimin në distancë (online). Drejtoria e shkollës  bashkë me të gjithë mësimdhënësit/et kanë marr hapat e nevojshëm në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe logjistike. Orari mësimor do  të shpërndahet nga kujdestarët e klasave tek nxënësit gjatë ditës së sotme.

Andaj, prezantimi në orët e mësimit nëpërmjet platformës “Zoom” përveç që është më se e dobishme për nxënësit, është edhe e domosdoshme. Kështu, do të mundohem bashkë  të kompensojmë deri në një masë mësimin e rregullt deri në krijimin e kushteve për mbarëvajtje të mësimit normal në shkollë.

Lusim Allahun që të na jep bereqet në punën tonë dhe të na mundësoj që shumë shpejt të kthehemi në bankat e shkollës!

Ue selamu alejkum,

M.M. “Alauddin”

Ndaje: