Medreseja Alaudin

NJOFTIM ME RËNDËSI: Shtyhet afati për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të

Njoftime

testi i arrsihtmeshire

 

 

 

 

 

Në bazë të rrethanave të reja të krijuara për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe duke u mbështetur ne njoftimin e MASHT-it të datës 18 qershor 2020 se shtyhet mbajtja e testit të arritshmërisë deri më datë 20 gusht 2020, jemi të shtyrë që të shtyhet afati për pranimin e nxënësve në klasën e 10-të. Ky vendim vie duke u mbështetur në procedurat administrative që,  nxënësi nuk mund të pajisjet me dëftesë të klasës 6-9 pa iu nënshtruar testit të arritshmërisë, si rrjedhojë edhe nuk mund të procedohet tutje regjistrimi i tyre në klasën e 10-të.

Për çdo informatë të re rreth regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të do të njoftohen me kohë dhe gjithmonë në përputhje me vendimit e organeve të MASHT-it, DKA-së dhe IKSHP-së.

Me respekt,

Drejtoria e M.M. “Alauddin”

Ndaje: