Categorized | Aktivitete

Njoftim për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasëve të dhjeta (nxënësit e rinj), prindërit, dhe stafi edukativ arsimor i Medresesë, se mësimi në shkollën tonë do të fillojë të hënën, më 14 shtator 2020.

Nxënësit e klasës së dhjetë duhet të paraqiten në shkollë nga ora 7:30 për të filluar procedurat e regjistrimit dhe të sistemimit të tyre nëpër klasa, njoftimin me kujdestarët dhe profesorët e lëndëve përkatëse. Mësimi fillon nga ora 8:00.

Drejtoria e shkollës ka marrë të gjitha masat paraprake lidhur me pandeminë Covid-19, si dhe ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Nxënësve të rinj iu urojmë mirëseardhje të ngrohtë në ambientet e shkollës sonë, suksese, dhe shëndet të plotë në këtë gjendje pandemie.

Duke ju uruar te gjithëve për një vit të mbarë shkollor, bashkë të respektojmë të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe stafit, të përcaktuara nga IKSHPK , MASH, DKA, dhe organet e tjera relevante.

Sa i përket fillimit të mësimit për klasët 11 dhe 12, nxënësit do të njoftohen me kohë gjatë javës së ardhshme, në koordinim me udhëzimet dhe vendimet nga organet e lartëcekura.

Me respekt,

Drejtoria e M.M. “Alauddin”

Prishtinë

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 366 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2020
M T W T F S S
« Aug    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

Kyqu në E-mail